Universitetet, Elbasani, bashkëpunim me Tetovën
Bashkëpunim 5 vjeçar mes universiteti të Elbasanit dhe Tetovës. Marrëveshja e bashkëpunimit mes dy krerëve të universiteti u nënshkrua dje. Rektori i Universitetit Aleksandër Xhuvani Liman Varoshi ka deklaruar se marrëveshja mes dy universiteteve e cila do të zgjasë pesë vjet parashikon bashkëpunim reciprok në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës, dhe ka si synim unifikimin mes universiteteve shqiptare për ti paraprirë standardeve bashkëkohore dhe integrimit me universitetet Evropiane. Duke bërë një prezantim të Universiteti nga Varoshi pedagogë si edhe rektori i Universitetit të Tetovës janë njohur me historikun e tij, i cili është më i hershmi në shkallë vendi dhe zë fill me Normalen e Elbasanit e cila ka dhënë kontribute të paçmuara në përhapjen e gjuhës shqipeve, dijeve dhe kulturës kombëtare. Ky bashkëpunim midis Universitetit të Elbasanit dhe Tetovës do të shtrihet në tre nivelet e studimit