Hepatiti i panjohur nën investigim, Kuli për RTSH: Në kalendar do të jetë edhe vaksina ndaj Hepatit A

Hepatiti me origjinë të panjohur që ka prekur 121 fëmijë ne 12 vende të ndryshme të botës, është kthyer në një shqetësim për autoritet shëndetit publik në këto vende. Shefja e pediatrisë infektive në QSUT Prof. Gjeorgjina Kuli, tha për RTSH se në Shqipëri është rritur gadishmëria ndaj simptomave që po raportohen për këtë sëmundje, por deri më tani asnjë rast I tillë nuk është evidentuar.
Autoritetet e Shëndetit Publik në disa vende të botës po përballen me infeksionin e rëndë që hepatiti me origjinë të panjohur po shkakton tek moshat pediatrike, ndërsa fatmirësisht në Shqipëri autoritet nuk kanë konfirmuar prezencën e tij. Në një intervistë për RTSH shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive në QSUT, Gjeorgjina Kuli, shpjegon të dhënat e deritanishme të këtij hepatiti qe ka çuar dem më tani daljen jashtë funksionit të mëlçisë në 10 fëmijë në Britani.
Përpara se këto raste të raportohen, Komiteti i Vaksinimit ka vendosur së fundi futjen ne kalendarin e vaksinave të detyrueshme vaksinimin ndaj Hepatitit A , ose verdhëzës siç njihet ndryshe, pasi sipas Kulit ky lloj hepatit është provuar që jep edhe forma po kaq të rënda sa ç’po jep sot hepatiti me origjinë të panjohur.
Simptomat e hepatitit ose inflamacionit të mëlçisë shoqërohen me: ethe, lodhje, humbje të oreksit, marrje mendsh, të vjella, dhimbje barku, urinë me ngjyrë shumë të errët, jashtëqitje me ngjyrë të hapur, dhimbje kyçesh dhe verdhëz dhe mund të shkaktohen nga viruset.
Mjekja Kuli konfirmon se për momentin nuk kemi sëmundshmëri të lartë nga verdhëza por më herët vendi ka provuar edhe vatra të vogla të kontaminuara nga ky infeksion i rëndë që përhapet përmes ujit dhe ushqimit ose rrugëve fekalo-orake.
/rtsh/