E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Pranverë në Remas”, çelet zyrtarisht sezoni turistik në Divjakë

Sezoni turistik në Remas të Divjakës është çelur zyrtarisht. I titulluar, “Pranverë në Remas”, punimet artizanale të zonës, gatimet, prodhimet e tokës dhe veshjet tradicionale zunë vend në këtë ditë panairi. Nën ritmet e këngës dhe valleve popullore  kjo zone parashikon një sezon të mbarë, pas dy viteve pandemi.

Divjaka ka më shumë plazhe publike se çdo zonë tjetër e vendit, çka shihet si tërheqje për turistët. Në fakt turistët e parë kanë nisur të vijnë nga Spanja e Norvegjia dhe kjo sipas Bashkisë , shihet si një ogur i mirë i sezonit.

Zona e Remasit ka edhe kishën e Karavastasë,  një nga më të vjetrat në Shqipëri, e cila  në hartën e zonave turistike të çdo rrit numrin e vizitorëve. 

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›