E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Shpenzimet buxhetore të larta, kujdes me pjesën e mbetur të vitit

Guvernatori Fullani i ka bërë apel qeverisë së re të përmirësojë borxhin publik

FULLANI-16_tn_2Gjatë prezantimit të raportit mujor të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, guvernatori Ardian Fullani ka porositur qeverinë e re, që të bëjë kujdes me borxhin publik, duke përmirësuar dhe stabilizuar situatën në të cilën ndodhet. Fullani deklaroi se janë rritur ndjeshëm shpenzimet, janë ulur të ardhurat dhe është rritur deficiti me 2 herë më shumë. Duhet të bëhet kujdes me politikën fiskale, për të mbajtur nën kontroll deficitin. Rritja ekonomike mbetet e ulët dhe investimet private mbeten të dobëta, tha dje Fullani, ndërsa bëri publike të dhënat e 6 mujorit për 2013-ën. Sipas kreut të Bankës Qendrore kjo situatë do të kufizojë mundësitë e qeverisë së re për të marrë borxh në pjesën e dytë të vitit.

Rritja ekonomike

Ndërkohë guvernatori Fullani bëri me dije vendimin më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, për të mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit në masën 3.5 %. Sipas tij, gjatë muajit korrik inflacioni ka qenë 1.6%, duke pësuar rënie në krahasim me muajin e kaluar. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi raportin mujor të politikës monetare. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë në nivelin 3,5%. Gjatë muajit korrik inflacioni ka qenë 1,6%, duke pësuar rënie në krahasim me muajin e kaluar. Kjo është një rënie e përkohshme, u shkaktua nga çmimet e ulëta të çmimeve të stinës. Rritja ekonomike mbetet e ulët, ndërsa të dobëta janë edhe investimet private. Burimet e rritjes ekonomike janë të dobëta dhe të pasigurta. Kushtet monetare janë të përshtatshme për përmbushjen e objektivit në një periudhë afatmesme tha ai.

Borxhi publik

Duke u ndalur dhe në politikën fiskale, Fullani vuri theksin në rritjen e lartë të shpenzimeve buxhetore me 10.4% në pjesën e parë të vitit, ndërkohë që deficiti është dy herë më i lartë se viti i kaluar. Fullani ka theksuar se nevojitet një politike e kujdesshme për pjesën e mbetur të vitit. Lidhur me të ardhmen, Fullani tha se në hartimin e politikave fiskale duhet të kihet parasysh, ruajtja dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë së borxhit publik.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›