Heqin tatimet e dyfishta me Çekinë
Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 21:49
Republika e Kosovës dhe Republika e Çekisë të enjten kanë finalizuar negociatat që kanë për qëllim nënshkrimin e marrëveshjes për eliminimin e tatimeve të dyfishta në mes të këtyre vendeve.
Këto negociata janë zhvilluar në mes të delegacionit nga Ministria e Financave të Kosovës dhe delegacionit nga Ministria e Financave e Çekisë.
Finalizimi i këtyre negociatave në nivelin teknik do të bëjë të mundur që në një të ardhme të afërt të bëhet edhe nënshkrimi formal.