Policia arreston hajnat e pikës së benzinës
Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 21:34
Persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë plaçkitur pompën e derivateve “Burimi Petrol” në Balaj të Ferizajt.
Zëdhënësi rajonal i Policisë, togeri Agim Gashi, ka thënë se tre persona të dyshimtë, të maskuar, me helmeta të motoristëve në kokë, nën kërcënimin e armës nga punëtori i pompës kanë grabitur rreth 300 euro.
“Pas një pune operative, hetuesit kanë arritur që të arrestojnë tre të dyshuarit, E. B. 21-vjeçar, F. H. dhe F. SH. 26-vjeçar”, ka thënë ai.
Me rastin e bastisjes është gjetur dhe konfiskuar arma, me të cilën dyshohet se është kryer vepra, tri helmeta të motoristëve, kurse tek secili prej tyre edhe nga 90 euro, të cilat paraprakisht i kishin ndarë mes veti.