E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e doganes, 2 mije makina te importuara Sonila Isaku

Heqja e takses doganore per automjetet ka bere qe numri i makinave ne vetem 20 dite pas hyrjes ne fuqi te ligjit, te arrije ne afro 2 mije. Shifrat u bene publike nga vete Drejtori i pergjithshem i doganave, Flamur Gjymishka ne nje takim me perfaqesues te biznesit te Dhomes Amerikane te Tregtise.

Zhdoganimet

Kreu i doganave ka theksuar se me hyrjen ne fuqi te ligjit eshte ulur ne masen 70 per qind pagesa per zhdoganim te automjetit. "Ne qofte se nje makine, perpara daljes se ligjit zhdoganohej me nje vlere prej 3 milione lekesh te vjetra, aktualisht ajo zhdoganohet me nje vlere 70 per qind me te ulet. Ne zhdoganimin e ligjit te vjeter perfshihej edhe TVSH-ja, taksa e mjedisit apo dhe taksa te tjera, sot keto pagesa nuk ekzistojne" ka pohuar Gjymishka. Doganat japin te dhenat me te fundit edhe persa i perket ligjit te faljes se takses doganore per automjetet qe kane hyre ne Shqiperi brenda 31 dhjetorit te vitit 2010. Sipas drejtoreshes juridike te ketij institucioni, aktualisht kane permbyllur kete proces afro 1 mije automjete. "Aktualisht jane zhdoganuar rreth 951 automjete, me nje vlere arketimi prej 194 milione leke" ka pohuar Ervina Domi, Drejtoreshe juridike ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave. Persa i perket faljes se detyrimeve doganore per bizneset, deri ne fund te javes se pare te shtatorit kane perfituar nga ky proces afro 1400 subjekte ke jane arketuar 7 miliarde leke. Afati i fundit per ata qe perfitojne nga ligji i faljes eshte 31 dhjetori i ketij viti.

Karburantet

Drejtuesit e Doganave ishin ne nje takim me anetaret e Dhomes Amerikane te Tregtise. Ketu ata dhane detaje per performancen e doganave. Duke folur per tregun e karburanteve u be me dije se ka renie te importeve dhe kerkese me te madhe te prodhimit vendas. "Karburantet te cilat ne gjashtemujorin e pare te ketij viti kane pasur nje renie per shkak te venies ne funksionim te prodhimit te brendshem, kryesisht te Ballshit i cili ka pasur nje funksionim pergjate gjithe periudhes se gjashte mujorit te pare"- tha drejtori i Pergjithshem i Doganave, Flamur Gjyrmishka. Ne takim, anetaret e Dhomes Amerikane te Tregtise kerkuan qe punonjesit e doganave te respektojne cmimet reference ne zhdoganimin e mallrave te ndryshme. Po keshtu u fol per praktikat per faljen e detyrimeve si dhe per kodin e ri doganor, drafti i te cilit i eshte dorezuar para pak javesh Ministrit te Financave nga kreu i delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane.

Cmimet e references

Cmimet e references vazhdojne te mbeten shqetesim per bizneset. Per kete, kreu i administrates doganore deklaroi se ato aplikohen vetem ne raste te vecante, sikurse ndodh me mallrat qe vijne pa fature nga Kina apo vijne me cmime me te uleta se c'jane ne burse. Gjate takimit u prezantua gjithashtu nga ana e autoriteteve te Administrates Doganore edhe ligji ri per Akcizen, i cili pritet te miratohet se shpejti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›