E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama terbohet pse deputetet e PS votuan Kodin Rrugor

Komisioni per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut shqyrtoi e me pas miratoi dje me unanimitet projektligjin "Per disa ndryshime dhe shtesa ne Kodin Rrugor te Republikes. Si mazhoranca dhe opozita dhane votat e tyre ne union per kete ligj qe kerkon tre te pestat ne votimin ne seance plenare. Lajmi eshte publikuar gjeresisht dje ne televizione, por kur eshte pare nga kryesocialisti Edi Rama, ka ngjallur konflikt. Burime brenda Grupit Parlamentar te PS bene te ditur dje se z.Rama ka telefonuar ne redaksine e nje televizioni ne Tirane, duke thene se lajmi eshte bere gabim. Rama aludonte prane redaksise se TV se deputetet e partise qe drejton, nuk e kishin votuar ligjin me tre te pestat. Redaksia e TV, duke qene se e kishte konfirmuar teresisht lajmin, i kerkoi z. Rama qe ta beje edhe ai nje gje te tille. I qartesuar me tej se deputetet e opozites kishin votuar pro Kodit Rrugor, Rama eshte nxehur edhe me keq. Ai u ka bertitur anetareve socialiste te ketij komisioni qe votuan bashke me PD ndryshimet ne ligj.

Pavaresisht mospranimit te Rames, pozita dhe opozita e kaluan me uninimitet ne komision, projektligjin e pare qe kerkon 84 vota per t'u miratuar ne Kuvend, ndryshimet ne Kodin Rrugor. Ndonese me shume debate, Komisioni Parlamentar i Ligjeve, miratoi me unanimitet ndryshimet ne projektligj qe parashikojne procedura te reja per funksionimin e autoshkollave dhe licencimin e tyre. Madje u perfshine edhe propozimi i bere nga opozita qe te hiqet kufizimi per dhenien e licencave per autoshkollat ne baze te numrit te popullsise, por te jepet pa kufizime per ata qe plotesojne kushtet. Por para se te arrinin ne nje konsensus, qe ne fakt ne fillim te mbledhjes dukej i larget, palet debatuan ne lidhje me disponueshmerine e opozites per te votuar apo jo nisma te tilla ligjore qe kerkojne shumice te cilesuar te votave. "Jemi para nje testi. Do ta votojme ne ligjin qe kerkon 3 te 5 e votave ne Kuvend apo jo? Do t'i qendrojme ne, te gjithe bashke, asaj cfare thame para disa ditesh, qe reformat te cilat kane nevoje per votat e te gjithe parlamentit t'i votojme si nje moment konfidence reciproke apo jo", u shpreh deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj gjate diskutimeve me socialistet ne komision, te cilet ishin skeptik ndaj projektligjit. Per te majtet, nevojitet qe per projektligje te rendesishme te kete diskutime dhe ekspertiza. "Do te vazhdojme te shtojme arnime neper ligje apo do te kemi nje pakete te plote per to? Ne si ligjvenes, kemi te drejte dhe detyrim qe te jemi largpames ne nismat ligjore dhe te sugjerojme paketa ligjore qe te sigurojne sigurine rrugore", replikoi deputetja socialiste Vasilika Hysi. Mbi debatet nderhyri edhe Bashkim Fino, i cili sugjeroi qe debatet e tilla per disopnueshmeri apo jo, te jene pjese e diskutimeve te tjera jo ne kete komision. Pas diskutimeve, komisioni miratoi me unanimitet ndryshimet ne Kodin Rrugor, i cili per te hyre ne fuqi duhet qe me pare te kaloje proven ne Kuvend prej 84 votash. Ne ndryshimet qe ju bene dje Kodit Rrugor, sipas propozimeve te bera nga qeveria, ndryshojne procedurat per funksionimin e autoshkollave. Keshtu, parashikohen kritere teknike mjaft strikte per te gjithe ata te cilet kerkojne hapjen e nje autoshkolle. Ne kontroll do te jene ne baze te projektligjit edhe te gjitha subjektet private aktuale dhe ata qe nuk do te disponojne nje licence per ushtrimin e aktivitetit, do te gjobiten me 50 mije deri ne 200 mije leke dhe nese nuk pajisen me licence, penaliteti shkon deri ne mbyllje te veprimtarise. Sipas relacionit te ketij projektligji, reforma rregullatore per licencat, autorizimet dhe lejet ka hyre ne fazen kryesore, ne ate te ngritjes se sistemit te ri te licencimit/lejeve. Ne kete projektligj, parashikohet ndryshimi i nenit 121, "Autoshkollat", i cili parashikon rregullimin e procedurave per dhenien e lejeve per personat, juridike apo fizike, qe do te merren me kryerjen e veprimtarise, nepermjet licencimit, me leje per "Autoshkollat". Ne keto ndryshime parashikohen kritere, teknike dhe profesionale, si dhe kushte te tjera, qe duhen per marrjen e kesaj lejeje. Ndryshimet e miratuara ofrojne zgjidhje, ne perputhje me percaktimet e ligjit te licencave, duke i trajtuar ato permes Qendres Kombetare te Licencimit.

Anetaret socialiste ne Komisionin e Ligjeve:

Fatmir Xhafaj

Zevendeskryetar

Arben Isaraj

Armando Subashi

Bashkim Fino

Damian Gjiknuri

Dashamir Peza

Ermonela Felaj

Vasilika Hysi

Pandeli Majko

Saimir Tahiri

Shegush Ligori

Tom Doshi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›