PS: Te rikompozohet KQZ dhe te ndryshoje sistemi elektoral
Dy propozimet kryesore te opozites per reformen zgjedhore jane rikompozimi i Komisionit Qendror te Zgjedhje dhe nderhyrja ne sistemin elektoral. I mandatuari i Grupit Parlamentar te PS-se per reformen zgjedhore, Damian Gjiknuri thote se nje pjese e ketyre propozimeve jane gati dhe pritet vetem reagimi i mazhorances. "Reforma mund ta permbledh dhe elemente te tjere te sistemit zgjedhor, te cilet hane nje diskutim tjeter politike, se cfare i leverdis Shqiperise qe te kete dhe ne cfare mundesish mund te kete nderhyrje dhe ne sistemin zgjedhor. Pikerisht per te perfeksionuar sistemin persa i perket votes se hedhur dhe mandateve te prodhuara", tha dje Gjiknuri. Ne lidhje me KQZ-ne ai shprehet se rikompozimi i KQZ-se eshte nje pike kyce pas problemeve me zgjedhjet e fundit. "Per te eliminuar sado pak keto probleme kerkohen garanci dhe elemente te tjere ne Kod, te cilat mund te evitojne shume nga ato probleme qe u vrejten ne zgjedhjet e fundit. Nje nga problemet me te medha eshte vet roli i KQZ-se, ku kerkohet ne menyre unanime qe te rishikohet kompozimi dhe menyra sesi do te funksionoje. Problemi i madh eshte ceshtja e listave, probleme qe kane te bejne me identifikimin e zgjedhesve", tha dje Gjiknuri ne nje interviste per "Vizion Plus". Nga ana tjeter, Gjiknuri ka shtuar se opozita pret qe mazhoranca te paraqese perfaqesuesit e saj per te negociuar mbi modalitetet e reformes. "Te them te drejten jam i surpriuzaur, sepse degjojme deklarime nga pala tjeter, sic deklaroi dhe kryeministri ne Kuvend, por akoma nuk kane caktuar dy persona qe ne te ulemi dhe te hulumtojme dhe diskutojme per modalitetet, e theksoj, modalitetet sesi duhet te funksionoje komisioni i reformes zgjedhore", tha Gjiknuri.