Heqja e imunitetit, Berisha: Rama ta miratojë ligjin

Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur interesimit të medias për cështjet më të nxehta të politikës së ditëve të fundit. Duke iu referuar reformës zgjedhore, kryeministri Sali Berisha deklaroi se janë shënuar hapa përpara për këtë cështje, ndërsa tha se fitoren në zgjedhje nuk ta jep ligji, por zgjedhësit cka sipas Berishës Rama beson për të kundërtën. Kryeministri deklaroi gjithashtu se nuk ka tagër për të realizuar ndryshimin e sistemit zgjedhor.
“E garantoj se edhe në ligjin e 2017 do i bëhet çdo lëshim Edi Ramës, sepse ne ndahemi në dy koncepte, unë besoj tërësisht se nuk është ligji që të jep fitoren, janë shqiptarët, votuesit, ndërsa Rama beson se fitohet përmes ligjit. Vlerësoj faktin që Rama është i kënaqur me reformën, por më shqetëson fakti për ndryshimet e vendosura me Tiranën. Na vunë kusht që të kontrollohen 1 më 1 zgjedhësit në Tiranë o s`ka, njëlloj si në kufi, zgjedhësi do futet në Qendrat e Votimit si në një pikë kufitare, dhe unë e pranova”, u shpreh Berisha.
Duke iu referuar heqjes së imunitetit të zyrtatëve të lartë që pritet të votohet në seancë me 6 gusht, Kryeministri ka ftuar opozitën ta votojë pasi sic tha ai ky është version që vjen nga ekspertët më të mirë KiE-së dhe EURALIUS. Por Kryeministri përjashtoi mundësinë për ndërhyrje të tjera në Kushtetutë.
“Ligji që ne dorëzuam në parlament për ndryshimin e Kushtetutës dhe organzimim e drejtësisë, në çdo germë, nen, pikë për pikë është ai që kanë paraqitur ekspertët e KE-së dhe Euralius. Unë personalisht kam lexuar, dhe e kam gjetur atë një ligj të mrekullueshëm. E kam gjetur një ligj ndër më të mirët, që i bën nder këtij vendi dhe çdo shqiptari. Që ta bëjmë kushtetutën si veprën e Penelopës, nuk mund ta bëjmë. Imuniteti është standard i tepërt i kushtetutës dhe të kërkosh tani për ta shpërbërë kushtetutën mbi bazën e pendesës, kjo nuk mund të bëhet. Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka në mënyrë kategorike përveç se vlerësime pozitive. Në 2008 me Ramën bëmë një reformë kushtetuese që unë do ta quaja të një rëndësie të madhe për vendin, po ai është si puna e “Haxhi Pishmanit” nuk kam c`i bëj, ai thotë u nguta dhe nuk është i sinqertë, se është punuar 4 muaj me grupet e interesit, por puna ka qenë shumë mujore dhe ajo Kushtetutë është sot një nga dokumentat më të shkëlqyer ligjorë”- theksopi shefi i qeverisë.
Kryeministri i ka cilësuar shpifje të radhës qëndrimet e socialistëve sa i përket trafikut të armëve dhe përgjimeve. Kryeministri tha se kreu i opzoitës u trembet përgjimeve nga personat që rrinë afër tij.
“ Ushtria ka zbatuar dhe zbaton rregullat e plota si një institucion i depolitizuar. Ka patur dhe do të ketë të gjitha mjetet që i duhen për të përmbushur detyrat e saj kombëtare dhe ndërkombëtare. Edhe e dyta është një shpifje, njëlloj si e para. Kjo e dyta bazohet në sindromën obsesive, të njeriut që çdo mëngjes kthen përmbys kolltuqet se mos i kanë vendosur ndonjë përgjues.”- tha Berisha.
Sa i përket zërave kundër në PD, Kryeministri u shpreh se forca që ai kryeson është e hapur ndaj gjithë këtyre zërave. Po ashtu Kryeministri tha se në zgjedhjet e 2013 do të respektojë verdiktin e qytetarëve shqiptarëve.
“Nuk ekziston kurrë në këtë parti dhe nuk do të ekzistojë trysnia mbi mendimin, fjalën e lirë. Ne e kemi faktuar dhe ju këtë e dini të gjithë.”- tha Berisha.
Sa i përket statusit kandidiat në Bashkimin Europian, Kryeministri deklaroi se BE ka një portë, e cila hapet me 28 celësa të vendeve anëtare të BE, ndërsa siguroi për angazhimin e qeverisë në përmbushjen e detyrime. Kryeministri foli gjithashtu edhe sa i përket buxhetit, i cili la të hapur mundësinë për të mos ndërhyrë në muajin shtator sic ishte parashikuar fillimisht nga Qeveria.