E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha rrëfehet para gazetarëve

Tiranë- Kryeministri Sali Berisha tha sot se është i kënaqur që Reforma Elektorale përfundoi por akuzoi rivalin e tij Rama se qëllimi i tij i vetëm ishte kthimi i zgjedhjeve në Tiranë në një proces të ngjashëm me atë të pikave kufitare.

Sta jep ligji fitoren por votuesit. Rama beson se fiton përmes ligjit. Unë e vlerësoj faktin që ai është i kënaqur me reformën por më trishton fakti që ai kënaqësinë e ka për ndryshimet që u bënë për Tiranën. Se këtu shkon gjuha ku dhëmb dhëmbi. Na vunë kusht o do kontrollojmë zgjedhësit në Tiranë ose ska, e vumë kontrollin e kartës njëlloj si në kufi. Zgjedhësit do të futen në kutitë e votimit si një një pikë kufitare. Ok e pranova- tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët për çështjen e imuniteti zoti Berisha tha se nuk e di ende qëndrimin përfundimtar të PS-së por i bëri thirrje zoti Rama që ta votojnë më 6 Gusht teksa doli me superlativa për ligjin duke e cilësuar një kryevepër të jurisprudencës.

Sipas zoti Berisha plotësimi i kushtit të BE-së për heqjen e imuniteti është më i lehtë për tu përmbushur për dy arsye: ‘Së pari maxhoranca ka pranuar tërëssiht variantin e opozitës, dhe së dyti është një kryevepër e jurisprudencës. Lidhur me imuniettin nuk e di cili është qëndrimi përfundimtar i zotit Rama dhe PS-së. Ligji që në dorëzuam në parlament për ndryshimin e Kushtutës dhe organizimin e Drejtësisë në çdo gërmë, nen, pike për pikë është ai që kanë paraqitur ekspertët e Këshillit të Evropës dhe Euraulis. Një ligj të mrekullueshëm. Një ligj ndër më të mirët që iu bën nder këtij vendi dhe çdo shqiptari- tha Berisha.

Është njëlloj si tu thonë më falni se kam pak dorë- tha Berisha i cili tha se çështja e imuniteti është keqkuptuar pasi nuk mbron individët por institucionet që të mos ndikojnë tek njëri-tjetri. E në rast se kjo ndodh kryeministri tha se është parashikaur se nëse heqja e tij dëmton ai do të shqyrtohet për tu rivendosur.

Korrupsioni, të hetohet si krim i rëndë dhe i organizuar

Sa i takon çështjes së korrupsionit, kryeministri tha se propozimet e djeshme që dolën nga tryeza për krimin e organizuar ishin të drejta dhe propozoi që kjo korrupsioni të shpallet dhe ndëshkohet si krim i rëndë.

Propozime shumë të drejta, pse mos ta shpallim korrupsionin vepër të rëndë. Ska asgjë më të organizuar, është krim i organizuar. Sndodh kurë me një autor. Plotësisht duhet ta bëjmë këtë hap dhe unë e ftoj zotin Rama do të jetë në interesin më të mirë të vendit. Krahas teknologjive duhet të konsolidojmë praktikat ndëshkimore kundër tij- tha Berisha duke thënë se lufta ndaj tij do të shtrihet edhe në sektorin privat.

Deklaratat e Xhepa-Selami, Berisha: Në PD mbizotëron fjala e lirë

Kryeministri i pyetur lidhur me komentet e deputetëve Mark Marku dhe Selami Xhepa se në PD ka nevoja për formatime tha se në këtë parti nuk ekziston dhe s’do të ekzistojë tendenca më e vogël e trysninë mbi fjalën e lirë.

‘Ne e kemi faktuar dhe ju e dini të gjithë. Se kur vjen puna me krahun tjetër një përgjije pa leje s’jua japin. Unë ju ftoj ta kundërshtoni diçka të tillë në respket të fjalës së lirë’- tha duke mos i dhënë përgjigje pyetjes se nëse humbiste zgjedhjet a do të largohej nga kreu i PD-së por tha se shkon në zgjedhjet e 2013-ës për të fituar por do ta pranojë verdiktin e qytetarëve.

‘Unë do tu them faleminderit qytetarëve shqiptar çfarëdo të votojmë. Jam i bindur se do të vazhdojnë për vazhdimin e projketit që kemi përpara. Do marrë të gjitha vendimet që do diktojë sovrani me vendosmërinë më të madhe’- tha Berisha.

Berisha: Partitë e vogla si kam tradhëtuar kurrë

Lidhur me reagimet e fundit të partive të vogla se marrëveshja e PS-PD për Reformën Zgjedhore ishte një ujdi mes tyre për interesa të ngushta personale.

‘Aleatët i garantoj që u përpova të bëj më të mirën e mundshme por kapitulli i aleancës me ta është një kapitull lojalieti, besnikërie dhe mirëkuptimi. Që nga dita ime e parë në politikë e gjerë më sot kundërshtare dhe jo kundërshtare se Sali Berisha na tradhëtoi. Do bëj gjithcka të konsolidoj koalicionin më të shkëlqyer në zgjedhjet e ardhshme.

Buxheti, Berisha: Si dihet nëse do ketë ndryshime

‘S’ka një vendim përfundimtar. Jo se si di që në këtë vend janë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të papunë. Flas më shifrat e ndëkormbëtarëve. E di që ka biznese që falimentojnë. Të gjitha këto s’mund të përmbysin faktet se ekonomia shqiptare ka pasur një rritje sipas KE, 4 herë më të madhe se mesatarja e rajonit. Imagjinoni të ishte katër herë më e vogël. Rrogat do rriten në vlerën që është thënë, pensionet në një kohë kur ka një ose disa vende që i kanë ulur, sipas rastit. Unë s’them që kriza s’po pasqyrohet por ekonomia shqiptare po reziston’- tha Berisha.

D.Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›