Heqja e imunitetit, Kuvendi shqyrton më 6 gusht nismën e PD-së

Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë më datën 6 gusht nismën e mazhorancës për heqjen e imunitetit. Vendimi është marrë në konferencën e kryetarëve pas depozitimit në Kuvend më 6 korrik të nismës të marrë nga deputetët e mazhorancës për heqjen e imunitetit të deputetëve.
Sipas rregullores, trupa që shqyrton amendamentet kushtetuese përbehet nga këshilli i legjislacionit dhe komisioni për çështjet ligjore nën drejtimin e kryetarit të kuvendit, Rregullorja parashikon zhvillimin e mbledhjes jo më herët se dy javë nga depozitimi nismës.
Për këtë arsye Konferenca e Kryetarëve caktoi datat 20-21 korrik 2012, si data për shqyrtimin e nismës dhe zhvillimin e dëgjesave me ekspertë konstitucionalistë.
Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e drejtueses të mbledhjes të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për çështjet Ligjore, mirëpret konstitucionalistët për një qëndrim pro aktiv në shqyrtimin e kësaj nisme për ndryshimet Kushtetuese.
Nisma ligjore për ndryshimet kushtetuese është e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit dhe u është shpërndarë të gjithë deputetëve.