E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e imunitetit, LSI dorëzon tjetër draft në Kuvend

Heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë ndan në qëndrimet e tyre PD dhe LSI në qerverisje. Megjithëse të dy forcat politike mbështesin heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, ku PD parashikon edhe heqjen e imunitetit për gjyqtaërt, LSI-ja propozon që për këta të fundit të ketë masa kufizuese për imunitetin e tyre.
 

Sekretari për çështjet ligjore në LSI, Ylli Manjani thotë se LSI-ja ka depozitura në Kuvend dy nisma të ndara për ndryshimet kushtetuse, së pari për heqjen e imunitetit dhe së dyti LSI propozon që në ndryshimet kushteteuse të përfshihen edhe çështjet e debatit politike siç është korrupsioni.

Duke iu referuar ndryshimeve të shpeshta të kushteteutës Manjani thotë se meqenëse parlamenti është angazhuar për këtë ndërhyrje duhet parashikuar edhe ndërhyrja në nenin që parashikon sistemin zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›