Heqja e imunitetit, PD: Referendumi, ndikim për statusin

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, jep detajet juridike mbi te cilat demokratet mbështesin propozimin e tyre për të çuar në votë popullore heqjen e imunitetit.
"E vetmja rrugë ligjore është neni 150, pika 2 e Kushtetutës ku Këshilli i Ministrave apo 1/5 e deputetëve, anëtarëve të Parlamentit, çka do të thotë 28 firmëtarë, mund të marrin iniciativën ligjore për t'iu drejtuar qytetarëve",-thotë Sula. Referuar vendimit te Gjykatës Kushtetuese të vitit 2009, ku sipas saj çdo ndryshim kushtetues duhet të bëhet duke kaluar përmes nenit 177 të Kushtetutës, i cili kërkon 3/5 në Kuvend, Sula argumenton.
"Nuk kërkohet një shumicë e cilësuar prej 2/3 të votave në Parlament për sa i përket votimit të nismës së 28 deputetëve për të kaluar në referendum, sepse ndryshe do të kishim një produkt dhe produkti do të ishte, n.q.s do të kishim një shumicë të cilësuar, 2/3 e votave, atëherë arrijmë qëllimin. Nisma realizohet nga deputetët, anëtarët e Parlamentit, pastaj brenda 60 ditëve, Gjykata Kushtetuese mund të marrë në shqyrtim këtë iniciativë të cilën e kanë marrë këta anëtarë të Parlamentit, të nënshkruar në rastin konkret nga mazhoranca dhe pastaj kalohet në realizimin e referendumit", thekson ai.
Deputeti demokrat kundërshton selinë rozë se ndryshimet kushtetuese, përfshi edhe paketën e plotë të reformës në drejtësi, mund të realizohen brenda shtatorit.
"Ndryshimet kushtetuese të cilat u realizuan më 21 prill, po të kemi parasysh ishin ndryshime kushtetuese, që u realizuan do të thosha në një kohë rekord, shumë të shpejtë dhe vetë zoti Rama ka kërkuar falje dhe është bërë pishman për ato ndryshime që u realizuan më 21 prill. Unë nuk do të isha kurrësesi dakord në radhë të parë si jurist, e në radhë të dytë si politikan që ndryshimet kushtetuese për Kushtetutën të bëhen brenda një dite, një jave apo një muaji", u shpreh ai për “AS”.
Sula i shton këtij argumenti, faktin se për imunitetin, opinioni publik dhe të gjithë aktoret janë të njohur pasi çështja ka 10 vjet qe diskutohet në skenën politike shqiptare. /Start/
2012-08-27 17:17