Nisin provimet e pranimit në tre universitete

Sot në Universin e Arteve në Tiranë, maturantët që duan të ndjekin studimet në këtë universitet, dhanë provat e tyre skenike. Po sot kanë nisur konkurset edhe për Sportet, si dhe për Arkitekturën në universitetet e Tiranës, Shkodrës dhe Durrësit.
Të tre fakultetet e Universitetit të Arteve i kanë bërë të ditura më parë kriteret e tyre të konkurrimit, ndaj dhe kandidatët për studentë i sheh të përqendruar në përsëritjen e interpretimeve të tyre, tek-tuk fshehurazi ndjen dhe ndonjë notë muzikore që del prej instrumenteve që mbajnë ndër duar, duke u përpjekur të mos shqetësojnë konkurruesit. Siç janë bërë të ditura dhe më parë, 300 pikë do të jenë maksimalet që një kandidat për student mund të marrë, 20 % të tyre do e përbëjë Matura Shtetërore dhe 80 % vlerësimi nga konkursi.
Sipas informacioneve të sekretarisë pranë universitetit, kërkesat më të shumta kanë qënë për në fakultetin e Artit Skenik. 203 maturantë kanë preferuar regji filmi dhe TV, prej të cilëve do të përzgjidhen vetëm 8. Ndërkohë, 371 kandidatë kanë preferuar aktrimin, ku do të përzgjidhen vetëm 10. Mes 126 kandidatëve për regji do të zgjidhen 8. 52 maturantë kanë preferuar Skenografi dhe Kostumografinë e mes tyre vetëm 10 do të mund të vazhdojnë këto studime, ndërsa mes 62 kërkesave për koreografi do të përzgjidhen vetëm 12 studentë.
Konkurrimet në këtë universitet do të zhvillohen prej ditës së sotme 27 gusht deri më 1 shtator. Për konkursin Fakultetin e Artit Skenik kandidatët për studentë kanë në dispozicion një kohë të caktuar, e cila varion sipas degëve (nga 30 minuta deri në 5 orë), për të interpretuar ato ç`kanë përgatitur si një tregim, poezi, monolog, për të bashkëbiseduar rreth njohurive mbi artin shqiptar dhe botëror si dhe për të inskenuar etyde me tematikat e përcaktuara në moment nga komisioni. Ndërsa në Fakultetin e Arteve të Bukura konkurimi do të zhvillohet në tre rubrika kryesore për të arritur nivelin më të mirë të mundshëm të testimit të një kandidati brenda kohës së caktuar si Punë Praktike në Atelie, Testim teorik dhe Prezantim i dosjes personale.
Konkurimi në Fakultetin e Muzikologjisë zhvillohet në dy faza. Në fazën e parë përfshihen provat e solfezhit dhe harmonisë, ndërsa në fazën e dytë loja në instrument dhe test i përgjithshëm formues. Siç është bërë e ditur nga MASH, në universitet e tjera konkurimet do të zhvillohen sipas këtyre datave : Në Universitetin e Sporteve të Tiranës 29-31 gusht 2012; Në Universitetin Politeknik të Tiranës, Arkitekturë 3-5 shtator 2012, Arkitekturë (Urbanist) 3-5 shtator 2012; Në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Edukim Fizik dhe Sporte 27-29 gusht 2012; Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, Edukim Fizik dhe Sporte 27-29 gusht 2012; Në Universitetin “A. Moisiu”, Durrës, 27-29 gusht 2012.
Fituesit në shkollat e larta do të shpallen vetëm pasi të gjithë kandidatët e këtyre degëve të kenë marrë rezultatet e konkurseve dhe të dhënat t’i kenë kaluar Agjencisë Kombëtare të Provimeve. /Start/
2012-08-27 16:45