Heqja e taksave, Jaka: Përfitojnë 65 mijë biznese

Biznesi përshëndet miratimin e heqjes së e 60 taksave për qytetarët dhe bizneset në kryeqytet. Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka në një deklaratë për shtyp deklaroi se janë rreth 65 mijë biznese të vogla dhe të mesme që pritet të përfitojnë nga heqja e taksave.
Megjithatë kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë bëri apel që të ndërrmeren edhe iniciativa të tjera në ndihmë të biznesit.
Heqja e 60 taksave ka qeë një prej premtimeve të kryebashkiakut Lulëzim Basha gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 8 majit.