KESH CEZ dhe OST kerkese Entit Rregullator per rritje cmimi te energjise

Kompanitë e energjisë KESH, CEZ dhe OST i kanë kërkuar Entit Rregullator të Energjisë, tarifa të reja për çmimin e energjisë, që do të aplikohen për vitin 2012.
Tarifa e përcaktuar nga të tre kompanitë është mesatarisht 4,5%.
Kështu, masa e rritjes së çmimit të kërkuar nga KESH është 5,03 lekë për kë/h nga 1.48 lekë për kë/h që është aktualisht. Sipas raportit të drejtuar ERE-s, KESH ka argumentuar se, në tarifën e kërkuar për furnizimin e CEZ rreth 90 për qind e zënë kostot për blerjen e energjisë, 6 për qind është kompensimi që ERE duhet t’i bëjë KESH për uljen e çmimit gjatë këtij viti dhe 4 për qind e zënë kostot e personelit.
Po ashtu edhe kompania ceke CEZ ka kërkuar që çmimi i energjisë për konsumatorët te jete afërsisht sa mesatarja e përgjithshme 4,5%.
Në krahasim me vitin e kaluar, kur CEZ kërkoi një rritje me 12%, këtë viti rritja e çmimit mund të jetë më e ulët, pra 4,5%.
Aktualisht çmimi i energjisë për familjarët është 7,7 lekë për kë/h deri në 300 kë/h të konsumuar në muaj, dhe 13 kë/h për konsum më të lartë. Tarifa aktuale e KESH është 0,63 lekë për kë/h dhe e OST është 0,6 lekë për kë/h. Ndërkohë Enti rregullator i Energjisë është duke shqyrtuar kërkesat që të tri kompanitë e energjisë i kanë drejtuar për rritjen e çmimit si CEZ, KESH dhe OST.
Nëse ERE miraton rritjen e çmimeve në masën e kërkuar nga KESH, atëherë rritja e çmimit do të transmetohet direkt tek konsumatorët familjarë, për shkak se ERE do të jetë e detyruar të aplikojë një rritje të çmimit edhe për tregtimin e energjisë me pakicë.
Gjithashtu nga dokumenti zyrtar i ERE, për rregullimin e çmimeve të energjisë, mësohet se ky ent ka parashikuar që çmimet e energjisë të vitit 2012 do të jenë të vlefshme deri më 2014-ën.
Që do të thotë se tarifat që do të miratohen nga ERE në dhjetor të 2011-ës, do të jenë të vlefshme dhe të pandryshueshme deri në vitin 2014. Pas këtij viti, kërkesa për çmimin do të shqyrtohet një herë në tre ose pesë vjet.