E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave Topalli pret te rinjte ne Parlament

Ne ambientet e salles se Seancave Plenare Topalli ndau me nxenes dhe nxenese te gjimnazeve te ndryshme kete moment te madh qe po perjeton mbare kombi shqiptar per te cilin pas heqjes se vizave hapet nje faqe e re e historise.

Kryeparlamentarja vecoi rendesine qe ka liberalizimi i vizave per te rinjte te cileve u krijohen mundesi te jashtezakonshme studimi ne te gjitha vendet e zones Shengen. Eshte nje vendim i rendesishem qe percjell levizjen e nxenesve te gjimnazit per te shkuar ne vende te tjera dhe nje mundesi e jashtezakonshme per te patur cdo gje te qarte se ku eshte me mire per te studiuar ne universitetet shqiptare apo ne universitetet e tjera evropiane nje mundesi per te pare se cili universitet eshte me i miri per te ardhmen tuaj vleresoi Kryetarja e Kuvendit.

Topalli shprehu bindjen e thelle se shqiptaret do te qendrojne me dinjitet ne respekt te detyrimeve qe vijne pas ketij vendimi historik. Eshte ne fakt nje vendim i cili respekton secilin prej jush per ate qe do te jeni neser per ate qe do te jete secili prej jush per ate qe do te jete karriera juaj puna juaj e ardhmja juaj deshirat dhe endrrat tuaja vijoi.

Ne menyre te vecante nxenesit pershendeten perzemersisht Kryetaren e Kuvendit ndersa vleresuan si te jashtezakonshme mundesine qe u krijon te rinjve procesi i heqjes se vizave. Realisht do te doja te pershendesja kete proces integrimi teper te rendesishem qe na dha mundesine dhe ne te shkojme gjithashtu ne Evrope qe te jemi te barabarte me qytetaret evropiane. Para 20 vjeteve shume te rinj u bashkuan me nje ze te vetem ne menyre qe sot Shqiperia te ishte e lire te kishte te drejta te ishte nje nga vendet me te zhvilluara evropiane u shpreh njeri prej tyre.

2010-11-10 1449

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›