E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngerci politik Keshilli i Evropes kritika te reja per PS Rozeta Rapushi

Keshilli i Evropes pas nje heshtje te konsiderueshme kritikoi dje opoziten per faktin qe ende nuk i eshte drejtuar Komisionit te Venecias per ceshtjen e hetimit te zgjedhjeve dhe ekzistencen ende te ngercit politik por dhe per qendrimin e saj ndaj Kuvendit. Presidenti i Keshillit te Evropes Mevlut Cavushoglu u shpreh dje se situata politike ne Shqiperi mbetet shqetesuese dhe se ajo duhet te ishte zgjidhur me kerkesen per marrjen e mendimit te hetimit te zgjedhjeve ne Komisionin e Venecias. Keshilli i Evropes nuk do te marre asnje iniciative per drejtuar Komisionit te Venecias por duhet te jete vete Gjykata Kushtetuese qe duhet ti drejtohet ketij institucioni. Opozita duhet te kishte marre parasysh premtimet e bera per tiu drejtuar Komisionit te Venecias per sa i perket transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit u shpreh ai. Ne kete kuader Cavushoglu shprehu shqetesimin per vijimin e ngercit politik ne vend duke kritikuar ne kete menyre qendrimin e vazhdueshem bojkotues te opozites ne Parlament. Zgjidhja me e mire e ngercit politik per hapjen e kutive te votimit eshte marrja e opinionit nga Komisioni i Venecias. Kerkese e cila duhet te behet nga Gjykata Kushtetuese. Deputetet jane te zgjedhurit e popullit dhe si te tille duhet te jene prezent ne Parlament u terhoqi vemendjen presidenti i Keshillit te Evropes Cavushoglu deputeteve te opozites. Sipas tij qendrimi bojkotues i socialisteve po perkeqeson situaten politike ne vend. Reagimi i Cavushoglu vjen ne nje kohe kur deputetet socialiste nuk marrin pjese ne votimin e projektligjeve ne Kuvend apo as ne diskutimin e tyre. Me se fundmi vota e munguar e opozites coi ne mos votimin ne Kuvend te projektligjit per Gjykatat Administrative per te cilin thirrje per votim beri edhe Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne vendin tone pasi mungesa e ketij ligji do ti kushtoje fondet qe vendi yne perfiton nga SHBA. Po diten e djeshme Cavushoglu tha se Keshilli i Evropes ka marre edhe nje vendim te rendesishem per sa i perket edhe Kosoves duke pranuar edhe delegacionin kosovar ne mbledhjet e komiteteve te Keshillit te Evropes edhe pse perfaqesuesit serbe kane qene kunder ketij vendimi. Debati per transparencen e zgjedhjeve ka permbi nje vit qe ka mbajtur ne ngerc politiken shqiptare qe eshte shoqeruar me bojkote te herepashershme te deputeteve te opozites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›