"Hera ime e pare, ne bienalen e Venecias"
Manjola Bregasi
E kemi pare si nje kengetare te suksesshme, e adhuruar dhe e afirmuar, jo vetem ne Kosove e Shqiperi, por edhe ne diaspore. Duke e identifikuar keshtu me muziken, ndoshta te pakte jane ata qe e njohin profesionin e pare te Eliza Hoxhes. Ajo eshte arkitekte, nje profesion, qe gjithsesi e mban brenda kufijve te artit. Por pak dite me pare, kemi mesuar se Eliza Hoxha ka edhe nje tjeter pasion, qe serish e mban brenda artit dhe qe i kalon kufijte e shqipfolesve. Ajo do te jete me 7 qershor, pjesemarrese ne Bienalen e Venecias, ku do te prezantoje Shqiperine mes 77 vendeve pjesemarrese. Se bashku me kengetaren Hoxha, jane edhe Robert Aliaj Drago, Venera Kastrati, Artan Shabani e Klodian Deda ata qe do te behen pjese e projektit "Krossing" mundesuar nga "Artkontakt".
Ju njohim si kengetare, ndersa vetem pak dite me pare kemi mesuar se ju do te jeni pjesemarrese ne Bienalen e Venecias. Me cfare pune do te prezantoheni aty?
Duke qene se tema e Bienales se Venecias sivjet eshte "Crossing borders" natyrisht, qe puna ime do te konsistoje me kete teme. Eshte lumi qe konceptualisht e kuptojme si rrjedhe, qe kurre nuk ndalon, nje vije freskuese e gjalleruese ne cdo qytet ku ai kalon. Eshte ura ne anen tjeter, qe lidh dy brigje, bashkon dy kontekste dhe e bejne lumin pjese integrale te hapesires duke e afruar njeriun dhe duke e bere ate vend te jetueshem. Por ne Kosove ky imazh ne disa vende duket i rrokullisur...
Eshte pikerisht lumi ne qytetin e Mitrovices i cili ne kohen e pasluftes eshte shnderruar ne kufi hapesinor dhe psikologjik mes jugut dhe veriut, dy pjeseve te qytetit, te ndara ne hapesiren e serbeve dhe te shqiptareve. Ne kete rast lumi nuk eshte freskia dhe gjalleria por eshte indi i nxehte i qytetit. Ai me nuk eshte rrjedha e jetes se qytetit dhe grumbullimit te njerezve pergjate tij, por indi ndares apo thene ndryshe indi i zbrazetise, frikes dhe pasigurise. Ne anen tjeter eshte po ashtu ura, e cila ne Mitrovice nuk eshte ne funksion te fjales dhe asaj c fare eshte ura vertete. Nuk eshte lidhese, por ndarese. Ajo tani eshte pika ndarese ne kete kontekst, apo porta ku do te duhet te kesh pasuordin e duhur per te kaluar ne anen tjeter.
Thene shkurt, relacionet midis hapesires dhe vendit apo midis njeriut dhe vendit ne Mitrovice vijne si nje pasqyre e thyer.
Andaj ky projekt vjen me idene, qe te perdoret dizajni si mjet per integrim ne te ardhmen per te promovuar, bashkedyzuar apo urezuar se bashku kulturat, emocionet dhe idene e te jetuarit ne komunitet bashkerisht, per te perjetuar dhe shfrytezuar hapesirat dhe vendet e perbashketa. Projekti meton te sjelle imazhin e lumit sot dhe nje imazh transformues virtual per te ardhmen. Pikat strategjike te intervenimeve pergjate tij dhe pikat e urezimit ne te ardhmen si pike takimet e ardhshme, hapesirat publike apo thene ndryshe hapesirat e perbashketa dhe urat e reja. Ky peisazh i ri urezimi i breglumit te qytetit te Mitrovices me shprese do te mund te ndihmoje ne te ardhmen afatgjate ne ndertimin e nje peisazhi te ri social ne qytet.
Ju jep emocion pjesemarrja per here te pare ne Bienale?
Sigurisht, mezi por pres ta shijoje emocionin e ketij projekti dhe aktiviteti...
Cfare vlere dhe rendesie ka ky aktivitet per artistet shqiptare?
Mendoj se eshte nje hapesire riprezantimi e imazhit te popullit shqiptar, problematikave dhe sfidave neper te cilat po kalon ai dhe kultura e tij. Kjo realizohet permes nje menyre shprehese, qe perfaqesuesit shteterore nuk e kane dhe qe shpeshhere e harrojne sa e rendesishme eshte.
Sa ju sherben ky aktivitet promovimit te tyre?
Eshte evidente gjithandej, se Bienalja e Venecias eshte nje dritare shume e madhe promovuese e punes se artisteve jo vetem brenda hapesires se kornizuar te saj ne Venecia por edhe tutje ne platforma te tjera te prezantimit, per shkak te bashkepunimeve te shumta me kuratore dhe artiste nga e tere bota dhe per shkak te vizitueshmerise se madhe qe ajo ka nga artdashesit.
Cfare do te thote per ju, pjesemarrja ne kete aktivitet, si pjese e nje projekti te pavarur, mundesuar nga "Artkontakt?
Eshte sa kenaqesi aq edhe privilegj. E para, qe mungesen e hapesires se prezantimit te Kosoves ne kete aktivitet po e permbush "Artkontakt", per cka e falenderoj shume. Dhe e dyta, do jem une ajo qe do prezantoj nje dimension te jetes kosovare perbrenda grupit shqiptar atje e qe eshte po ashtu kenaqesi e vecante.
Nje kengetare si ju, cfare e shtyn te merret me artin bashkekohor?
Artisti i vertete gjithmone eshte ne kerkim te modaliteteve te ndryshme te shprehjes se tij artistike, pasi shume shpesh nuk eshte i mjaftueshem vetem nje dimension. Une kenaqem, kur permbush veten time dhe njekohesisht shpreh brengat e mia si pjese e komunitetit kosovar duke bashkedyzuar profesionet e mia. Ne keto raste mesazhi eshte multidimensional, me bindes dhe fusha e ndikimit tij eshte me e gjere.
Ju terheq me shume muzika, apo ky lloj arti, qe ndoshta ju lidh me profesionin si arkitekte?
Une gjithhere bej vetem ate cfare me pelqen.
Mesazhi i Mitrovices ne Bienale
Permes fotografise se saj, Eliza Hoxha synon te jape nje mesazh te rendesishem ne Bienale. Ajo e quan kete mesazh qe vjen nga Mitrovica, si nje kontekst i ri i qytetit te ndare. "Derisa ne Evrope ideohen politika te shkrirjes se kufijve dhe integrimit, ne Kosove cdo dite shenohen territore me kufij te rinj. Andaj duke e pare si ceshtje shume te ndjeshme eshte menduar qe permes artit, kultures, dizajnit dhe mjeteve te tjera krijuese dhe inovative kjo problematike te filloje te trajtohet jashte dimensioneve politike", shprehet artistja.
Cfare duhet te kemi parasysh kur te marrin nje kredi
Hua marrim sa here duhet te bejme blerje apo investime dhe nuk kemi ne dispozicion para te mjaftueshme. Hua mund te marrin individet, bizneset, bankat dhe madje edhe qeverite. Huate mund te merren ne institucione te ndryshme. Hua mund t'u merret te afermve ose shoqerise. Individet dhe bizneset mund te marrin hua ne banka apo ne shoqerite e kursim- kreditit. Bankat marrin hua tek njera-tjetra. Qeveria merr hua tek banka qendrore ose tek publiku. Shtetet marrin hua tek shtete te tjera e keshtu me radhe. Shoqata e Bankave te Shqiperise shpjegon te gjithe mekanizmin e kredidhenies nga bankat dhe kendveshtrimin se si duhet te orientohen klientet.
Kredia
Nese askush nuk do te donte te jepte hua, atehere shume plane per investime apo ndertime te rendesishme do te mbeteshin te parealizuara. Mjaft te tjere nuk do te kishin mundesi per te blere banesa, pajisje shtepish, automobila etj. Nje pjese e nxenesve te shkollave te mesme mund te mos perfundonin shkollat e larta nese nuk do te kishin mundesi te merrnin hua etj., etj. Me pak fjale, nuk do te zbatoheshin mijerat e projekteve te cilat ndihmojne ekonomine per t'u zhvilluar. Dhe nuk eshte e lehte te kesh dhe te zhvillosh ide. Eshte akoma me e veshtire te kesh ide dhe para njekohesisht. Prandaj perdoret huaja. Bankat dhe institucionet e tjera ku mund te merret hua, ofrojne lloje te ndryshme te tyre. Huate jane afatshkurtra ose afatgjata, ne varesi te periudhes se kohes brenda se ciles duhet shlyer huaja. Huate jepen me garanci ose pa garanci; me shlyerje te njehershme ose me shlyerje pjesore nepermjet kesteve; jepen per objekte te ndryshme si per te blere ndertese, mjete xhiroje deri tek kartat e kreditit.
Pse merret?
Duhet paraqitur ne nje banke, fondacion apo shoqeri kursim-krediti kerkesa per te marre hua. Pervec kesaj, banka ose cdo institucion tjeter do te kerkoje te
plotesoni dokumente. Ne kete menyre banka vlereson nese jeni i pershtatshem dhe i besueshem per te marre kredi. Kjo nenkupton qe banka te te besoje se do t'ia
ktheni perseri dhe ne kohe parate e marra hua. Per kete banka studion me kujdes keto tre elemente: Aftesine per te shlyer huane, d.m.th. sa para te mbeten prej te ardhurave pasi jane kryer te gjitha shpenzimet. Garancine e cila rrit sigurine per kthimin e huase dhe qe perdoret ne rast se nuk arrihet dot te shlyhet huaja. Karakteri si huamarres i cili percaktohet duke pare se sa i rregullt ke qene me shlyerjen e huave te meparshme. Me fjale te tjera, ka shume rendesi historia ne shlyerjen e kredive. C'ndodh nese i drejtohesh bankes per here te pare? Ka shume mundesi te mos e marresh huane. Prandaj duhet te fillosh te krijosh historine si klient banke. Se pari, eshte mire te celesh nje llogari kursimesh ne banke sepse ne kete rast behesh klient i bankes. Se dyti, mund te kerkosh hua ne shume te vogel ne banke ose ne ndonje institucion tjeter dhe te perpiqesh te jesh i rregullt ne shlyerjen e saj. Pas nje pervoje te tille rritet mundesia qe banka te te jape hua. Me keto shpenzime nuk merr kurre hua
Huate si llogaritet interesi
Zakonisht, normat e interesit shprehen ne perqindje vjetore (per nje vit). Meqenese shprehen ne perqindje vjetore, eshte e lehte te krahasohen normat e interesit per lloje te ndryshme huash apo depozitash ose per te njejtat lloje nga nje banke ne tjetren. Kur interesi llogaritet vetem mbi shumen e marre hua ose te depozituar ne fillim, quhet interes i thjeshte. Kur interesi llogaritet mbi shumen e marre hua ose te depozituar ne Dua 100 mije leke borxh. Norma e interesit eshte 9% ne vit. Borxhin e marr per nje vit dhe ne fund te tij do te kthej 109 mije leke. 9:100x100000+100000). 9 mije leket qe paguaj me teper eshte interesi, pasi perdora parate e nje tjetri fillim, por edhe mbi interesin e meparshem, quhet interes i perbere. interesi i perbere e rrit gjendjen e depozitave me shpejt se sa interesi i thjeshte. Sa me e larte norma e interesit, aq me shpejt rritet gjendja e depozitave si pasoje e llogaritjes se interesit mbi interes. Kini parasysh, qe te arrini te keni te plote kete perfitim, nuk duhet te beni terheqje nga llogaria. Nese keni depozituar nje shume parash ne banke dhe doni te dini me perafersi se per sa vjet do te dyfishohet ajo, behet nje llogaritje shume e thjeshte. Pjesetohet numri 72 me normen e interesit te depozites. P.sh., nese norma e interesit eshte aktualisht 9% dhe depozitoni 100,000 leke atehere per 8 vjet gjendja e llogarise suaj do te arrije afersisht 200,000 leke. Mos harroni, qe kur terhiqni interesat ne banke per parate e depozituara, 10% do t'a paguani si tatim per Qeverine. Shume banka, kur ju japin hua, perdorin ate qe quhet "metode e skontimit" ne llogaritjen e interesit. Sipas kesaj metode interesi qe duhet te paguaje huamarresi, llogaritet dhe i mbahet qysh ne fillim nga shuma e dhene hua. Ne kete rast, norma reale e interesit te paguar per huane eshte me e larte se ajo qe deklaron banka, pra kosto e huase eshte me e madhe.
Perfaqesimi
Interesi perfaqeson edhe kosto, edhe te ardhur. interesi eshte e ardhur per depozituesit (huadhenesit) te cilet heqin dore nga shpenzimi i parave te tyre per nje fare kohe. interesi eshte kosto per huamarresit. Duke ditur interesin cdokush mund te kuptoje se sa humbet nese nuk i depoziton parate ne banka. Ah qe s'i vendosa parate ne banke se tani do kisha fituar edhe interesin.