Elbasan, projekt evropian per spitalin
Pas 9 vjet pritjeje, qytetaret e Elbasanit do te kene kompleksin kirurgji-maternitet sipas standardeve te kohes. Realisht projekti ambicioz eshte realizuar mes bashkepunimit te nje studio shqiptare dhe specialisteve italiane. Kompleksi do te ndertohet ne fushen qe ekziston pas godines se vjeter te kirurgjise dhe eshte financim i drejtperdrejte i qeverise shqiptare ne shumen 2,4 milion euro. Sipas drejtorit te qendres spitalore "Xhaferr Kongoli", Arben Paralloi, projekti ka si synim rritjen e sherbimeve ndaj qytetareve. "Eshte nje investim krejtesisht i ri qe do te nise nga themelet. Kirurgjia do te kete 128 shtreter dhe do perfundoje ne vitin 2011", shpjegon ai per gazeten. Prej nje dekade sherbimet e kirurgjise kryhen ne nje ambient te pershtatur te maternitetit.
F. S.
F. S.