Kolegjet e Bashkuara skane gjyqtare per Kumbaron

Mungesa e disa anetareve per shkaqe shendetesore dhe mosvotimi i anetareve te rinj ne Kuvend bllokon Gjykaten e Larte
Deshton vleresimi i arrestit ndaj ish- zyrtarit te SHISH i akuzuar per rrembimin e Remzi Hoxhes
TIRAN- Mungesa e gjyqtareve ne Gjykaten e Larte bllokon mbledhjen e Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte per shqyrtimin e kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per rivleresimin e mases se sigurise ne mungese ndaj te pandehurit Ilir Kumbaro i akuzuar per rrembimin e Ziso Kristopulit Avdyl Loshajt dhe Remzi Hoxhes.
Shqyrtimi i kerkeses se prokurorise ishte parashikuar muaj me pare por mungesa e gjyqtareve te Gjykates se Larte beri qe te shtyhet seanca gjyqesore per nje date te pacaktuar.
Shkak per marrjen e vendimit te shtyrjes se kesaj ceshtjeje por edhe te nje tjeter ceshtje te rendesishme te Kolegjeve te Bashkuara eshte bere mosfunksionimi me trupe te plote gjyqesore te Kolegjeve te Bashkuara per arsye te vendeve ende te paplotesuara me tre anetare te Gjykates se Larte-theksoi dje kryesuesi i trupes se gjyqtareve te Gjykates se Larte Adrian Dvorani duke iu referuar mos votimit ne Kuvend te tre dekreteve te Presidentit per kandidatet ne Gjykaten e Larte. Presidenti ka dekretuar ne shtator te ketij viti gjyqtaret Edmond Islamaj Shkelzen Selimi dhe Manjola Bejleri si kandidate per ne Gjykaten e Larte.
Por grupi i Partise Demokratike i iniciuar nga deputeti Viktor Gumi ka dorezuar ne Gjykaten Kushtetuese nje kerkese duke i kerkuar ketij institucioni interpretimin e tre neneve qe kane te bejne me riperteritjen e mandatit te anetareve te Gjykates se Larte dhe Kushtetuese.
Bazuar ne kete kerkese Kuvendi me shumice votash te mazhorances vendosi pezullimin e votimit te tre kandidateve per ne Gjykaten e Larte deri sa te shprehet Gjykata Kushtetuese per kerkesen e deputetit Gumi.
Nderkohe arsyeja tjeter qe u be shkak per shtyrjen e seances gjyqesore ishte edhe pamundesia e pjesemarrjes se kryetares se Gjykates se Larte znj.Shpresa Becaj dhe kryetarit te Kolegjit Penal z.Gani Dizdari ne kete mbledhje per shkak te gjendjes jo te mire shendetesore qe jane detyruar te bejne pushim.
Gjithashtu u mesua se ne gjykimin e dosjes Kumbaro nuk mund te merrnin pjese edhe dy gjyqtare te kesaj gjykate gjyqtari Medi Bici pasi eshte shprehur per kete ceshtje kur ishte gjyqtari i Apelit te Krimeve te Renda.
Dhe gjyqtarja Mirela Fanaj pasi bashkeshorti i kesaj te fundit avokat Neshat Fanaj ka qene mbrojtesi ligjor i njerit nga te pandehurit e kesaj dosjeje ku akuzohet edhe Kumbaro.
Keshtu qe nga 14 gjyqtaret qe jane aktualisht ne Gjykate te Larte ne mbledhjen e djeshme u mblodhen vetem 10 prej tyre cka sipas ligjit nuk mund te shqyrtojne asnje ceshtje si Kolegj i Bashkuar i kesaj gjykate.
Ne baze te Nenit 16 te Ligjit Nr.8588 te dates 15 mars 2000 Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise Kolegjet e Bashkuara gjykojne vetem kur ne to marrin pjese jo me pak se dy te tretat e te gjithe gjyqtareve te Gjykates se Larte qe do te thote jo me pak se 12 anetare te saj-thuhet ne burimet zyrtare te Gjykates se Larte cka beri qe seanca e djeshme te shtyhet.
Remzi Hoxha biznemseni shqiptaro- maqedonas u rrembye ne vitin 1995 ne Tirane. Per kete ngjarje Prokuroria e Krimeve te Renda akuzon kater ish- zyrtare te SHIK si te implikuar ne rrembimin e zhdukjen e tij.
Dy persona te tjere jane rrembyer bashke me biznesmenin shqiptaro- maqedonas ne vitin 1995 ne rrethana ende te panjohura. Edhe ne kete rast te dyshuarit jane te njejtet persona per te cilet vijon procesi ne Gjykaten e Krimeve te Renda.
Arben Sefgjini ish drejtues i larte i SHIK eshte i vetmi i akuzuar i cili eshte paraqitur ne procesin gjyqesor qe prej fillimit te tij ne gjykate. Per Budjon Mecen nje tjeter i akuzuar dosja eshte ndare per shkak te gjendjes se tij shendetesore.
Akuza
Kumbaro dhe dy ish- shikasit rrembyen biznesmenin shqiptaro- maqedonas
Ilir Kumbaro bashke me te pandehurit Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi akuzohen nga Prokuroria per Krime te Renda dhe po gjykohen per akuzen e rrembimit dhe torturimit te shtetasve Ziso Kristopuli Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha ngjarje kjo e ndodhur ne vitin 1995.
Per kete veper i pandehuri Kumbaro tashme i arrestuar ne Angli Gjykata e Tiranes ne vitin 2000 pat caktuar masen e sigurise arrest me burg. Kjo mase sigurie u shfuqizua nga Gjykata e Larte pasi ne vitin 2003 Prokuroria e Pergjithshme kishte pushuar akuzat ndaj ish-SHIK-asve te pandehur.
Nderkohe ne Angli arrestohet i shumekerkuari Kumbaro cka i detyroi avokatet ti drejtohen Gjykates se Larte per shuarjen e mases se sigurise te vitit 2000 per shkak se akuzat ndaj tij ishin pushuar ne vitin 2003 me urdher te kryeprokurorit te asaj kohe.
Bazuar ne kete kerkese te mbrojtjes Gjykata vendosi te shuaje masen e sigurise cka i detyroi autoritetet angleze ta lirojne nga qelia Kumbaron. Por ky lirim nuk zgjati shume pasi Gjykata per Krime te Renda bazuar ne kerkesen e prokurorise i caktoi masen e sigurise arrest me burg ne mungese mbi bazen e procedimit qe tashme po gjykohet. Kjo mase sigurie u ankimua ne Apel e cila e la ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare.
KLD