E Diel, 1 Nëntor 2026

Heronjte e punes socialiste dhe sakrificat

SHKODR - shte folur shpesh per heronjte e punes se para viteve 90-te dhe ne perfytyrimin e shume njerezve ata ishin te vecante. Por pas ndryshimit te sistemit ekonomik e shoqeror ata jo vetem thuajse nuk permenden fare por nuk mungojne as skeptiket qe i shohin si personazhe te propagandes komuniste te kohes duke mohuar gjithcka qe bene e qe ne mjaft raste nuk i perket se zakonshmes. Nuk eshte fjala per heronjte qe nderoheshin pas vdekjes pasi linin jeten per mbrojtjen e pasurise se perbashket por per heronjte e gjalle qe me punen e tyre te pashoqe dhane shume me teper se nje titull e qe padrejtesisht koha e sotme nuk i kujton e as nderon.

Heroi dhe puna si shofer
Ata qe kane punuar me keta njerez te thjeshte tregojne se ato jo vetem nuk benin propagande komuniste por edhe sikur te donin ta benin kete nuk kishin kohe pasi punonin deri 20 ore ne dite. Nje i tille eshte dhe Nikolle uni. Aktualisht ne moshen 78-vjecare Nikolle uni rrefen Asnjehere nuk kam punuar 8 ore por 12 - 16 ore e ne varesi te kushteve edhe 20 ore. Kam arritur te bej me shume norma duke mos udhetuar bosh pasi duke qene i ngarkuar llogaritej koeficienti me ton ngarkese dhe kilometra rruge. Kam punuar por dhe jam paguar si rrallekush. Rrogen mujore e kam pasur deri 4200 leke te reja. Kisha shperblime edhe per kursim gomash e karburanti dhe paga mujore kishte raste qe me shkonte dhe 6000 leke te reja-rrefen Nikolla.

Perben nje nder rastet shume te rralla ai i Nikolle unit qe per nje aktivitet pune 51-vjecar si drejtues mjetesh nuk ka bere asnje aksident apo incident qofte kjo dhe ndonje perplasje apo ndeshje e lehte mjeti. Dhe ne pjesen me te madhe te ketyre viteve Nikolla qarkullonte me mjete te renda disatoneshe ne rruget e thella malore te Vermoshit Kukesit Peshkopise Fushe-Arresit etj. Ne 35 vjet pune ka ndryshuar vetem dy makina dhe keto mjete te renda qe ngarkoheshin me minerale trupa etj. Ne cdo rast mjeti i tij 8-tonesh kishte te ngarkuar dhe nje ton me shume.

Ndertimi i hidrocentralit te Fierzes
Nje pjese e vecante e punes se Nikolle unit ishte ndertimi i hidrocentralit te Fierzes ku se bashku me shoferet me te mire te vendit punuan me mjetet e renda Centaura e Perlin. Ne Fierze kam punuar me nje Perlin 32-tonesh se bashku me shofere te tjere te njohur ne te gjithe vendin si Dhimiter Delijorgji Pilo Lera etj. Benim cdo dite 8-12 rruge ne dite por kishte raste qe benim dhe 25 rruge ne dite duke derguar materialet ne digen e hidrocentralit qe ndertohej.

Nuk beme asnje defekt dhe leviznim ne radhe njeri pas tjetrit pasi ndryshe ishte e pamundur. Rruga ne dige ishte e ngushte dhe po te ngecte njeri bllokoheshim te gjithe. Nuk benim gare me njeri- tjetrin se puna ishte e madhe. Autokolona nuk mund te pengohej se ose bije poshte nga lartesia ose prishej mjeti dhe donte se paku 2 muaj qe pjeset per te te vinin nga jashte. Fierza ishte per mua prova e gjithe punes se meparshme. Punonim dyfishin paguheshim dyfishin. Pas Fierzes me 1979-n u nderuam me titullin e Heroit te Punes Socialiste. Kjo dekorate nuk perfshinte ndonje shperblim material pervec yllit qe kishte nje sasi ari sa per dy rrathe unazash te themi-tregon per Shekullin Nikolle uni.

Debora dhe ujqerit
Tani eshte zbutur klima por atehere ne Vermosh ku ngarkonim lende drusore temperatura ne dimer shkonte deri ne - 20 grade celsius. Debora arrinte disa metra e kishte orteke. Edhe pse kishte mjete rruges qe punonin per hapjen e saj ne mjaft raste zbrisnim nga mjetet dhe e hapnin vete rrugen me lopata pasi ajo bllokohej papritmas. Ka pasur raste kur dielli ishte mbi re dhe pas 30 minutash fillonte te binte debore. Kur shkonim autokolone prisnim e ndihmonim njeri- tjetrin pasi solidariteti atje mes malesh ishte me i domosdoshem se kurre.

Flija ne kabine kur mbesja i bllokuar pasi kishim shtreter ne mjet dhe per ngrohje ndiznim makinen. Kam pasur nje rast kur kam mbetur i bllokuar nga ujqerit. Ndodhi ne Qafe te Malit me 1970-n jo ne rrugen nacionale por ne nje rruge dytesore qe sherbente per te dale nga vendi ku ngarkonim trupat e drunjte ne rruge. Kisha zbritur dhe po hapja rrugen duke larguar boren me lopate pasi ishte rreth 1 meter dhe nuk qarkulloja dot. Isha vetem me mjetin. Ujqerit ishin te uritur. Hipa menjehere ne makine dhe qendrova brenda deri sa u larguan.

Duke qene temperatura te uleta dhe zona te thella rrezikoje dhe te humbisje.
Banore te zones se Vermoshit qe e kane njohur Nikollen tregojne per te dhe per shofere te tjere te parkut te mallrave te Shkodres qe i ndihmonin per te levizur pasi transporti publik mungonte dhe levizja ishte e veshtire. Shoferet si Nikolla ndihmonin dhe punetoret e ngarkim - shkarkimit qe i dergonin me mjete nga fshatrat e tyre ne vendin e punes. Kjo na ndihmonte dhe ne - tregon Nikolla - se duke ardhur ata me shpejt tek puna ngarkonim me shpejt e fitonim kohe. Kishte shume solidaritet dhe te gjithe punonim per nje qellim. Ishin faktore qe lidheshin edhe me miresine dhe jo me hilen.

Nje tjeter moment qe Nikolle unit nuk i hiqet nga kujtesa ishte dergimi ne Vermosh i traktorit te pare Ishte mjaft e veshtire pasi traktori ishte me i rende se mjeti dhe rruga e ngushte. Entuziazmi i banoreve te zones se thelle kur shkoi traktori i pare atje ne vitin 1983 ishte teper i madh pasi ai u lehtesonte punen.

Sakrificat e familjes
E ndersa vitet Nikolles i kalonin permes punes pa pushim edhe familja e tij ne Shkoder ishte pjese e kesaj jete me sakrifica. Djali i Nikolles arkitekti i njohur shkodran Zef uni tregon se ata ishin nje familje e madhe ku pervec dy prinderve atij dhe Martes me ta jetonin dhe dy gjysherit prinderit e Nikolles dhe dy vellezerit e tij me te vegjel. Babane kishte raste qe se shihja per 6 muaj. Vinte naten vone dhe nisej heret. Na puthte ne gjume. Nena bente gjithcka dhe ne njefare menyre dhe ajo ishte heroine e heshtur ne ate sakrifice qe bente duke perballuar gjithcka qe lidhej me familjen si dhe duke punuar ne punen e shtetit.

Pa te babai nuk do te arrinte te bente as cerekun e punes qe ka bere. Ne mesonim dhe shkolloheshin ndiheshim te detyruar perballe sakrifices se prinderve dhe morem shkolle te larte. Gjithcka e kemi arritur me pune askush nuk na bente leshime dhe privilegje. Kane qene prinderit babai e nena ata qe na edukuan me punen.

Babai me 1991-shin doli ne pension. Pasi privatizoi mjetin e shiti dhe bleu nje fugon me te cilin ka bere rruge drejt Malit te Zi si privat. Nuk e ka leshuar timonin nga dora dhe ka punuar dhe 10 vjet me kamioncine. Pensioni i doli me vogel se i nenes pasi iu llogarit mbi pagen baze qe babai e kishte diku tek 700 leke te reja ne muaj. Qendroi ne timon deri ne mesin e vitit 2009 ku per shkak te semundjes se diabetit filloi te mos shihte mire. Atehere vendosem qe te mos drejtonte me mjet pasi rrezikonte te bente ndonje aksident dhe duke qene se nuk kishte bere kurre te tille madje as ka pasur ndonje gervishtje makine e bindem se duhej ta linte timonin qe ta mbyllte me nder ashtu sic kishte punuar nje jete te tere-rrefen Zef uni.

Pensioni
Nikolle uni aktualisht pleqeron i qete ndersa pas 1990-s askush nuk eshte kujtuar per ta nderuar per punen qe ka bere. Tashme titulli Hero i Punes Socialiste ka humbur cdo tingellim por njerez si Nikolla kane qene heronj te vertete te punes pavaresisht sistemit. Fakti qe ai ka vazhduar te punoje deri para gati dy vitesh qe mbahet mend si njeri e shofer model ne te gjithe drejtimet i vecante dhe organizator i punes se tij larg ofiqeve e privilegjeve te kohes se kaluar te cilat po te donte edhe mund ti kishte me nje pervoje pune per tu admiruar tregojne se per njerez te tille te punes ka nevoje cdo kohe e cdo sistem.

E ndersa pas 1990-s jepen mjaft dekorata mirenjohje e nderi dhe asnjera prej tyre nuk eshte per Nikolle unin jane njerezit e zakonshem qe e kane njohur pare apo degjuar per punen e tij ata qe e nderojne pakufi kete hero te vertete te punes jo vetem asaj socialiste.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›