Te cili muze te besosh
Shtohet edhe nje iniciative per muze te komunizmit. Galeria dhe Biblioteka Kombetare kane nje hall lirimin e mbingarkeses se fondeve. Ministria e shfrytezon per te krijuar Parkun e Totalitarizmit apo hibride muzesh. Kane mbetur ne ajer te tjera sipermarrje per ta futur te kaluaren ne muze
Ministri Ferdinand Xhaferaj foli dje per nje Park te totalitarizmit. Drejtuesit e Bibliotees Kombetare dhe Galerise Komberare Aurel Plasari dhe Rubens Shima te ardhur ne Ministri per te njejtin qellim folen per nje arkiv kombetar te librit dhe artit te realizmit socialist.
Autoret e koncept-idese nga Univeristeti Polis ne Tirane u hodhen here nga nje paraqitje soft e diktatures e here te nje muze qe e merrte rende e per te rende kete pune rezultati i te ciles duhej te ishte qe njerezit te shohin veten si ne pasqyre te kuptojne cilet ishin viktima e cilet persekutoret. Here i referoheshin parkut te skulpturave te realizmit socialist ne Moske here muzeut te terrorit ne Hungari nje muzeu te ngjashem ne Kili e sigurisht muzeut te muzeve ai Holokaustit ne Berlin.
Ministri Xhaferaj tregoi se ideja e Parkut te Totalitarizmit lindi pak muaj me pare kur drejtues te Galerise Kombetare te Arteve dhe Bibliotekes Kombetare shprehen shqetesimin se cfare do te behet fondet me realizmit socialist dhe fondet e stalinizmit te cilat kane bllokuar funksionimin normal te institucioneve.
Midis alternatives per ti magazinuar dhe per ti rivleresuar ne kushtet e reja keto fonde u zgjodh e dyta per ti dhene Tiranes nje model modern te atraksionit kulturor dhe turistik. Sepse duhet pranuar qe Tirana i ka te pakta keto atraksione. Ideja u prit mire nga zoti Berisha.
Shprehim mirenjohje per gatishmerine qe tregoi Ministri i Mbrojtjes i cili shprehu mirekuptimin per kalimin ne administrim te Ministrise se Kulture te disa reparteve ushtarake ne Surrel ne rreze te Dajtit. Edhe ato vete integrohen shume mire me simboliken e parkut te totalitarizmit i sherbejne turizmit dhe kujteses per brezat qe vijne.
Universiteti Polis shpall projekt-idete. Sot hapim debatin publik per keto projekt ide.
Keto tha ministri.
Drejtori i Bibliotekes Kombetare kujtoi problemin e mbingarkeses se koleksioneve thaset me libra te letersise se sovjetizmit te periudhes staliniste qe bllokojne venien ne funksionim te sallave britanike italiane organizimet e tyre moderne. Plasari sqaroi Ne bibliotekonomi ekziston nje proces i pastrimit te fondeve.
Fondet e periudhes se stalinizmit nuk kane ndonje interes perdorimi te shpeshte por nje qarkullim shume te ngadalte. Ne duhet ti ruajme si kujtese historike. Kjo nuk eshte nje zgjidhje origjinale eshte perdorur nga disa vende te Evropes Lindore. Futja e ketyre fondeve ne nje apo dy magazina nuk ka qene e lakmueshme sepse kemi menduar qe keto koleksione gjithsesi duhet te jene te aksesueshme qofte per kuriozitet historik qofte per dike qe do te jete i interesuar ti studioje.
Per te shmangur keqkuptime te mundshme Plasari theksoi se nuk behet fjale per asnje njesi te fondeve kombetare. Surrelit po i jepet nese do ti jepet fondet ruso-sovjetike qe jane shume me te medha se fondet britaniko-franceze te marra se bashku dhe ndonje pjese e vogel e literatures fashiste por pjesa banale e saj.
Edhe Galeria Kombetare e Arteve do thoshte Rubens Sima po vazhdon te marre ne mbrojtje vepra monumentale te artit te propagandes. Ne Surrel do te kalonin nje dite ato statuja apo buste qe rrine sot ne oborrin e pasem te GKA. Aty ndodhen tashme Lenini dhe Stalini qe dikur qendronin ne bulevard.
shte hera e pare qe degjojme drejtorin e GKA te shprehet ne publik per marrjen ne mbrojtje te veprave te realizmit socialist vepra publike. Me siguri nuk eshte marre shkas nga hedhja ne plehrat e Shkodres e Heronjve te Vigut.
Shima tha Galeria ka nje fond te sajin me gjithe skulpturen e artit te propagandes qe ka krijuar nje mbingarkese. Ndaj me propozimin e kesaj iniciative ndoshta do te krijohet nje park i skulptures se realizmit socialist.
Nje pjese e fondit te kesaj skulpture do te kaloje atje madje edhe duke bere derdhjen nga materiali gips ne bronz por duke shtuar edhe keto monumente te rendesishme per nga vlera historike dhe aspak nuk nisemi nga vlera artistike e ketyre veprave te periudhes se propagandes. Ne kete menyre dhe Tirana iu shtohet kryeqyteteve evropiane lindore qe kane krijuar parqe me skulptura te propagandes.
Perfaqesuesi i Universitetit te Arkitektures Polis Besnik Aliaj ka drejtuar ekipin
prej 15 specialistesh qe kane punuar mbi nje koncept-ide nisur nga propozimet e mesiperme. Ai tha shte nje fond qe ndoshta meriton te futet ne arkiva dhe te tregohet. Jo thjesht nje arkiv banale per ti depozituar por per te krijuar nje mjedis qe i inkurajon te tjeret per ti vizituar si nje pike turistike ne funksion te politikave te reja qe shoqeria jone ka tendencen per te ecur drejt komunitetit evropian dhe per te reflektuar per te kaluaren tone.
Depot ushtarake qe nuk ndodhen me ne perdorim te cilat ndodhen ne Surrel ne pjesen lindore te qytetit te Tiranes do te jene qendra e nje arkivi per librin dhe artin e realizmit socialist. Jane rreth 11 godina me 2800 m2 siperfaqe.
shte bere nje studim i ikonografise nje studim i historise se menyres se jeteses i menyres se te punuarit. Realitetit shqiptar eshte pak i veshtire per te gjetur referenca per nje projekt te tille tha nje nag prezantuesit e konceptit. Mirepo procesin qe ka kaluar Shqiperia e kane kaluar 28 shtete me rreth 400 milione banore. Nga gjithe keto vende vetem Shqiperise i mungon nje muze i komunizmit.
Pak nga pak konceptuesit po hynin ne strukturimin e nje muzeu hibrid i paraqitur ne 5 versione Surrel EKG Energjia potenciale Divizion 5011-45 Sureal dhe Standby 5011-45. Te gjitha keto do duhet ti nenshtrohen nje debati sa me publik.
Aliaj shpjegoi se hyrja mendohet te behet nepermjet nje tuneli qe ngjitet ne shkemb. shte nje skene surreale po te shikoni deshmite e nje spitali alternativ rezerve ne rast sulmi te armiqve ose ne rast te bombes atomike.
Ky tunel e shoqeron vizitorin me imazhe te kohes ne menyre te vecante me tragjedite qe kane ndodhur ne ate kohe. Kjo eshte pjesa e ferrit. Pastaj vjen purgatori ku njerezit fillojne e reflektojne. Dhe pastaj eshte pjesa e trete dalja drejt qiellit drejt lirise. Ketu ka qene nje shkolle publike kurse sot njerezit te kene mundesi te kalojne disa ore ne mes te natyres se mrekullueshme. Per mua si qytetar eshte nje iniciative e shkelqyer per nje proces reflektimi te perbashket pa mllefe pa inate.
Realizimi i projektit do te kushtoje rreth 1.5 milione euro.
Shpesh e me shpesh njerezit degjojne per futjen e diktatures ne muze. shte viti i gjashte i qeverisjeve demokratike dhe jane propozuar Muzeu i komunizmit ne ish-Degen e Shkodres Pavijoni i Genocidit Komunist Muzeu i Terrorit Komunist Muzeu i Anti-Komunizmit Muzeu i Spacit...
Perfomancen me te larte nga seria e atyre sipermarrjeve ne leter e pati ekspozita e 20 shkurtit 2009 Nderim viktimave te sistemit komunist e cila inauguroi vullnetin e qeverise Berisha per denimin e krimeve te komunizmit nje nga kushtet per tu bashkuar me Evropen.
Tani kjo i ngjan nje historie qe flet per ata qe donin te flisnin per historine por sdinin si e qysh. Nuk i besojne as vete ato qe thone drejtuesit e Muzeut Historik Kombetar e institucioneve te kujteses keshilltaret e kryeministrit.
Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve e cila ndermerr dhe mbikeqyr punen e institucioneve te varesise ne zbatim te ideve qe kerkojne seriozitet shkencor dhe solemnitet moral per natyren delikate te periudhes historike 1945-1991 ja tek paraqet nje iniciative tjeter me gjase e njejta gje nje muze qe te deshmoje diktaturen.