E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marianthi Xhako hap muajin e grave kineaste

Arkivi Qendror Shteteror i Filmit ia kushton muajin mars prodhimeve filmike te realizuara nga kineastet femra pergjate nje historie 40-vjecare te kinemase shqiptare. Per pese jave rresht ne kinemane e se merkures ora 12.00 shfaqen ne 35 mm filmat e regjisoreve Marianthi Xhako Donika Muci Liri Brahimi Vitori eli dhe ne javen e fundit homazh regjisores Xhanfise Keko dhe dokumentaristes Adriana Elini.


Per shikuesit shfaqen sot tre filma dokumentare te regjisores Marianthi Xhako Qemo Qyteti i 1000 dritareve 1959 dokumentari me te cilin Xhako mbrojti diplomen ne Bashkimin Sovjetik Reportazh nga Shishtaveci 1967 dhe Mjekja e fshatit 1975 ku Xhako ka bashkepunuar me skenaristen Vllasova Musta dhe montazhieret Manushaqe Halili e Shefiqare Basha.


Marianthi Xhako regjisore e filmave kronikale dhe dokumentare u lind ne Berat me 2 nentor 1936. Kreu studimet e larta ne Institutin kinematografik VGIK ne Moske per regjisore filmash dokumentare se bashku me regjisoret Viktor Gjika dhe Dhimiter Anagnosti. shte regjisorja e pare dokumentariste me arsim te larte profesional ne kinematografine shqiptare. Gjate karrieres se saj realizoi rreth 60 filma dokumentare.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›