Heshtja dhe akuzat për kreun e SHISH-it

Në njoftim u tha se dekreti ishte bërë me kërkesë të kryeministrit Sali Berisha, ashtu sikurse edhe ia garanton ligji.
Gjatë pasdites së djeshme dhe sot, opozita e kritikoi mjaft vendimin, ndërsa nga mazhoranca nuk është folur fare për këtë temë. Thuhet se kryeministri Berisha ndodhet për pushime, ku sipas medieve pranë qeverisë, ai ka thyer një tjetër rekord të qëndrimit në ujë prej 2 orë e 52 minuta.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, edhe gjatë ditës së sotme foli për çështjen e referendumit për heqjen e imunitetit, duke akuzuar sërish opozitën se po bëhet pengesë në këtë drejtim, teksa edhe Presidenca nuk ka pasur ndonjë reagim ose sqarim ndaj akuzave të opozitës.
Ndërkohë, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, nuk pranoi të komentonte për ndryshimin e drejtuesve të Shërbimit Sekret, duke thënë shkurtimisht se nuk do të komentonte sot.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste, e sheh si një kthim prapa në periudhën e zymtë të vitit 1997, emërimin në krye të SHISH, të njeriut që bashkëpunoi me ish-kreun e këtij institucioni, të ndjerin Bashkim Gazidede.
“Si mund të justifikohet që 15 vjet pas përfundimit të erës së SHIK- ut të Gazidedes, kur Shërbimi Informativ shqiptar ishte kthyer në një partner serioz të aleatëve tanë ndërkombëtare, Sali Berisha dhe shërbëtori i tij Bujar e kthejnë edhe njëherë SHISH- in në një vegël qorre të pushtetit? Si mund të justifikohet që pas një debati dy vjeçar mbi rëndësinë e pavarësisë së Shërbimit Informativ, Sali Berisha dhe shërbëtori i tij Bujar nuk pyesin për askënd, madje as nuk denjojnë të këshillohen as me aleatin tonë më të rëndësishëm, SHBA?”, u shpreh deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, në reagimin e radhës së opozitës për këtë çështje. /S.Ll/Start/
2012-08-10 17:40