E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Shkarkimi i kreut të SHISH, politikë totalitariste për uzurpimin e pushteteve

Gazeta Shqip

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi në një intervistë për Zërin e Amerikës, komentoi shkarkimin e Bahri Shaqirit nga posti i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe emërimin e kreut të ri të SHISH-it, duke e konsideruar vendimin e pasardhësit të tij, si të pritshëm dhe të paralajmëruar.

Topi e ka cilësuar këtë veprim si një përpjekje të kryeministrit Berisha për të kapur të gjitha institucionet e vendit.
Ish-Presidenti Topi u shpreh se ndryshimet e fundit në institucione shtetërore, duke nënkuptuar emërimin e kreut të ri të SHISH-it dhe nënkryetarit të KLD-së, janë simptoma të qarta të një politike totalitariste.

Ka simptoma të qarta të një politike totalitariste. Tendenca për të kapur të gjithë pushtetet. Brenda 2-3 javësh ka pasur ndryshime në institucione të rëndësishme. Tentativa e kryeministrit është e qartë, për të kapur çdo institucion, – u shpreh Topi.

Sipas Topit, asnjë propozim nuk ka mbërritur nga kryeministri Berisha në zyrën e tij në kohën që ishte president, për shkarkimin e kreut të SHISH-it apo emërimin e ndonjë tjetër kandidati
Shkarkimi i Shaqirit sipas tij, ngre shumë pikëpyetje për SHISH dhe se ky ndryshim i shërben politikës.

10 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Topi: Shkarkimi i kreut të SHISH, politikë totalitariste për uzurpimin e pushteteve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›