E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa pyeten shqiptarët? Vetëm 3 referendume në 20 vjet

Vota popullore u është kërkuar shqiptarëve vetëm 3 herë. Në 6 nëntor të vitit 1994 qytetarët u thirrën në referendum për të ashtuquajturën "projekt-kushtetuta Berisha", e cila synonte me tepër kompetenca për presidentin, por që u rrëzua me votë. Rasti i dytë numërohet në vitin 1997.

Paralelisht me zgjedhjet e përgjithshme qytetarët u pyetën dhe për formën e qeverisjes, Republikë apo Monarki. Koalicioni politik mes PD-së e PS, çoi në humbjen e monarkisë. Në nëntor 1998 nisma e mazhorancës së kohës për referendumin kushtetues fitoi vetëm falë bojkotit të opozitës dhe heqjes së kufizimit minimal për vlefshmërinë e referendumit. Që prej asaj kohe është në fuqi Kushtetuta aktuale e Republikës së Shqipërisë.

Ajo që vihet re në mbi 20 vjet pluralizëm është se deri më sot nuk është organizuar ndonjë referendum me iniciativë qytetare apo me "nisje nga poshtë". Ndonëse tentativë të tilla ka pasur: Si për shembull ajo e ruajtjes së dënimit me vdekje (e nisur nga republikanët), ajo kundër rritjes së moshës së pensionit (e nisur nga sindikatat e pavarura), si dhe iniciativa e fundit kundër importit të plehrave.

Duke hedhur sytë në Evropë, vihet re se e drejta referendare aplikohet gjerësisht. Shteti kampinon në të tilla përvoja është Zvicra, e cila që nga Kushtetuta e vitit 1848 deri në vitin 2006 ka organizuar 540 referendume federale, pra, në mesatare, 3-4 referendume në vit. /AS/Start/

                                                                                             2012-08-10 17:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›