E Diel, 1 Nëntor 2026

Heshtja e Prizrenit

Nga Baton Haxhiu

Nese do te duhej kerkuar nje qytet te vetem ne Kosove, qe ka ngrohtesine, shijen dhe nuk i takon periferise, qe ka dicka te vecante sa here qe e preke dhe shetit neper te, qe eshte unikat ne keto cilesi ne Kosove, padyshim se emri qe te bie ndermend eshte - Prizreni. Kjo eshte pjesa e bukur e tij, pa halle dhe pa nuanca te perfoljeve politike. Pikerisht ky qytet e ben joshes nocionin e orientalizmit dhe jetes ndryshe nga gjithe pjesa tjeter e Kosoves. Prizrenasit perbejne nje popull te qete, me halle shtepie dhe me idene e munguar te influences. E "shijojne" kujdesshem gjendjen "koloniale" te qeverisjes dhe e pranojne se, ne nje menyre, jane te pafuqishem qe ta ndryshojne dhe ta kthejne vendimmarrjen. Eshte e habitshme qe ne kohet e fundit ne Prizren po ndertohet nje ndjellje etiketimesh per grupe dhe klane politike te cilat jane gjysme te zhvilluara dhe ende te pashnderruara ne fenomenin e damkosjes totale per perkatesite politike. Ka filluar nje rrjet percmues per grupe te ndryshme politike qe pretendojne te marshojne drejt postit me te rendesishem politik te ketij qyteti ne zgjedhjet lokale qe po vijne. Prizreni i shtepive dhe kafeneve po behet i ashper me qendrime, duke permendur saktesisht gjerat qe po ndodhin ne politiken e Kosoves. Kete radhe po marrin qendrim. Po marrin qendrim homogjen ndaj percmimit dhe mungeses se respektit per njeriun e Prizrenit dhe qytetarin e tij. Ne zgjedhjet lokale qe po vijne i kane renditur gjerat nga e kaluara dhe po ndertojne strategji refuzuese. Po flasin qarte se ky nuk eshte me qendrim transitor dhe as ikje nga pergjegjesia. Per shkak te karakterit te tyre te papercaktuar, ose te lene anash, prizrenasit sikur po vendosin te ikin nga gjendja margjinale ngase po konsiderojne se jane te rrezikuar vete nga qeverisja periferike. Ata po flasin per Gjakoven e shkaterruar dhe per Pejen e bere shoshe nga provincializmi qeverises. Dy referenca qe prej kohesh e kane bere Prizrenin te kujdeset per rikthimin e besimit te ideja e politikes dhe e kthimit duke u marre seriozisht me veten dhe jo duke ndejtur dhe fajesuar te tjeret qe vendosin per fatin e tij. Ndergjegjja e njefare shkalle qe eshte krijuar koheve te fundit per te qene i fuqishem ne qytetin ku jetojne, i bene ata qe te ikin nga ndjeshmeria e viktimizimit e cila ka qene per kaq kohe teme e tyre.

Ikja nga viktimizimi ka ndodhur koheve te fundit, kur ndergjegjesimi per njeriun e Prizrenit dhe mungesen e tij neper institucione te Kosoves i ka bere ata ta marrin hapin e pare. Fillimisht, ta marrin qytetin. Prizrenasit ankohen zeshem se kane shume pak deputete ne Kuvendin e Kosoves. Nuk kane asnje ambasador, kurse ne Qeveri kane vetem nje minister (Yagcilar) dhe asnje zv.minister. Nuk kane asgje ne administrate dhe, mbase, veshtire se e njohin ndonjerin nga drejtoret e qytetit ku jetojne. Keto jane fjalet qe i turbullojne ata, prandaj edhe i konsiderojne si fakte te bezdisshme per te qene rehat. I konsiderojne keto anomali te qellimshme duke shkuar aq larg sa e quajne crregullim qytetar deri ne ndotje.

Theksi i tyre vihet te kufiri i pakapercyeshem ndermjet asaj qe kerkojne dhe asaj qe iu duhet. Ndermjet jetes ne qytet dhe qeverisjes per te. Nje gje dihet: ne Prizren ka klube te verrinasve, hasjaneve, turqve, ashkalinjeve dhe boshnjakeve, por nuk ka klub te prizrenasve per te votuar per Prizrenin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›