Ndalen denezet ne Tirane, kualifikimi i hapur
Nje barazim qe i vlen Shqiperise, jo per te shkuar ne finalet e boterorit, por qe do te kujtohet gjate nga Danimarka, ekipi me i mire i grupit te pare qe nuk i ka siguruar ende finalet e boterorit, ndryshe nga c'parashikohej nga nordiket para se te mberrinin ne Tirane. Madje edhe me lojen qe zhvilloi ne kryeqytetin tone, sidomos ne pjesen e dyte te ndeshjes, Danimarka paraqiti nje nivel te dobet. Shqiperia ndali me ne fund ekipin e Danimarkes, qe njihte vetem fitore ndaj kombetares sone, ne perballjet e kaluara. Humbja me e thelle e pesuar nga kombetarja shqiptare ne prill nga Danimarka dhe loja e dobet qe zhvilloi ekipi yne nuk paten asgje te perbashket ne takimin e djeshem, zhvilluar ne "Qemal Stafa". Edhe pse pas barazimit, ekipi danez mbeti ne krye te grupit. Tashme asnje skuader e grupit tone nuk e ka te sigurte pjesemarrjen ne finalet e boterorit afrikan. Barazimi ne Tirane i ka dhene edhe me shume shanse ekipeve te tjera te grupit te pare qe te pretendojne vendin e pare, ne ndeshjet e mbetura. Kuqezinjte arriten dhe ndalen nje tjeter skuader te madhe ne "Qemal Stafa" dhe me kryesorja gjeten golin qe i mungonte ndaj kundershtareve te forte. Danimarka shenoi golin e pare dhe e mendoi me shpejt fitoren qe i duhej, per te marre tre pike qe do ta conin thuajse te sigurte ne finalet e Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010". Portugalia dhe Suedia qe provuan te ndaleshin me pare nga ekipi yne kombetar. Nje pjese e pare pa shume raste per te dy ekipet. Trajneri kuqezi Josip Kuzhe kishte rreshtuar nje me kater lojtare ne mbrojtje, ku peshen kryesore e mbante Cana. Nderkaq, Danimarka krijoi rastet e para, derisa loja u baraspeshua dhe kuqezinjte nise te kercenoi porten e tyre. 45 minutat e para te ndeshjes po shkon drejt rezultatit te barabarte, por Brendet perfitoi nga nje rreshtimi gabim i mbrojtje dhe me koke e dergoi topin ne rrjete. Pas perfundimit te pjeses se pare te ndeshjes, trajneri Kuzhe aktivizoi Jahmir Hyken qe i dha me shume force sulmuese lojes sone. Vetem 10 minuta pas fillimit te pjeses se dyte, pas nje zbritje te shpejte, Salihi ndal nje top ne zone dhe godet dhe fiton duelin me portiere danez, por Bogdani ndjek aksionin dhe e dergon topin ne rrjete. Goli i shenuar godet psikologjikisht Danimarken qe nuk e merr dot veten per te reaguar. Shqiperia kerkoi golin e dyte. Olsen me kalimin ne e minutave u perpoq qe te nxirrte ekipin e tij para per te gjetur golin e fitores. Perfundimisht nje barazim qe i vlen Shqiperise per te rritur prestigjin pas disa humbje ne ndeshjet e fundit eliminatore. Por edhe pas fitores se thelle ne miqesoren e fundit 6-1 me Qipron, kombetarja shqiptare shfaqi nivel te pelqyeshem nen drejtimin e kroatit Josip Kuzhe. Trajneri pritet te kryeje edhe disa rinovime te tjera ne te ardhmen, qe ne Euro 2012 tifozet qe edhe ne ndeshjen e djeshme nuk e braktisen ekipin te kene mundesi qe te shijojne kualifikimin ne eliminatoret e Kupes se Botes.
Tifozet kuqezi, atmosfera e njejte ne "Qemal Stafa"
Edhe pse shpresat e kombetares per te arritur vendet e para ne grup ishin shuar prej kohes, pas disa humbjeve radhazi, ndaj Danimarkes ne "Qemal Stafa" ndodheshin nje numer i konsiderueshem me tifoze kuqezi, qe kishin ardhur nga te gjitha trevat. Mbeshtetja e tifozeve ne cdo ndeshje i jep vazhdimisht kurajo ekipit tone, qe ndaj Danimarkes e pati me te lehte per te reaguar, duke barazuar shifrat. Edhe ndaj Danimarkes grupe tifozesh nga Kosova dhe vise te tjera shqiptare ishin te pranishem ne stadium. Per te ndjekur kombetaren, ne tribunen "VIP" te stadiumit "Qemal Stafa" ndodhej si gjithmone kur ka ndeshje te rendesishme presidenti i Republikes, Bamir Topi, se bashku me kreun e FSHF-se, Armando Duka.
Bogdani, dy gola larg rekordit te Bushit
Erjon Bogdani shenoi ndaj Danimarkes golin numer 12 me fanellen kuqezi, duke iu afruar rekordit prej dy golave qe mbahet nga Alban Bushi. Sulmuesi i Kievos ndodhet vete dy gola larg rekordit te Bushit, kur pjesemarrja ne kombetare eshte e sigurte te pakten deri ne fillim te Euro 2012. Bogdani shenoi edhe nje gol pak dite me pare ne miqesoren me Qipron dhe ne perballjen e djeshme tregoi se eshte nje kandidat qe mund te kercenoje rekordin e Bushit. 12 gola ka arritur qe te shenoje edhe kapiteni i kombetares sone, Ervin Skela i cili zhvilloi nje tjeter ndeshje pozitive me kuqezinjte. Skela, aktualisht pa ekip u largua ne minutat e fundit te ndeshjes, duke i lene vendin Viles. Fantazisti para se te llogarise ndeshjen me Suedine i duhet te gjeje nje skuader te re, qe shihet veshtire, per shkak se eshte mbyllur merkatoja ne pjesen me te madhe te skuadrave.
Shqiperi-Danimarke 1-1
Shenues: Bendter 39', Bogdani 54'
Shqiperia: Ujkani, Beqiri (Hyka '46), Dallku, Cana, Curri, Agolli, Bulku, Duro, Skela (Vila '84), Bogdani (G. Lika '78), Salihi. Trajner: J. Kuzhe
Danimarka: Sorensen, Poulsen, Kjaer, Meler, Kristensen, Kvist, Jakobsen, Poulsen (Gornkjaer '54), Romdehdal, Tomason, Jorgensen, Bendner. Trajner: M. Olsen
Gjyqtare: C. Cakir, B. Duran, T. Ongun (Turqi)
Kartone te verdhe: Dallku, Agolli
Grupi 1
Ekipet Nd. Pike
Danimarka 8 18
Suedia 8 15
Portugalia 8 13
Hungaria 8 13
Shqiperia 9 7
Malta 9 1
Ndeshjet e Grupit te Pare
(06/09/08) Shqiperi- Suedi 0:0
(06/09/08) Hungari- Danimarke 0-0
(06/09/08) Malte-Portugali 0:4
(10/09/08) Suedi-Hungari 2:1
(10/09/08) Portugali-Danimarke 2:3
(10/09/08) Shqiperia-Malta 3:0
(11/10/08) Hungari-Shqiperi 2:0
(11/10/08) Suedi-Portugali 0:0
(11/10/08) Danimarke-Malte 3:0
(15/10/08) Malte-Hungari 0:1
(15/10/08) Portugali-Shqiperi 0:0
(11/02/09) Malte-Shqiperi 0:0
(28/03/09) Malte-Danimarke 0:3
(28/03/09) Shqiperi-Hungari 0:1
(28/03/09) Portugali-Suedi 0:0
(01/04/09) Hungari-Malte 3:0
(01/04/09) Danimarke-Shqiperi 3:0
(06/06/09) Suedi-Danimarke 0:1
(06/06/09) Shqiperi- Portugali 1:2
(10/06/09) Suedi-Malte 4:0
(05/09/09) Hungari-Suedi 1:2
(05/09/09) Danimarke-Portugali 1:1
(09/09/09) Malte-Suedi 0-1
(09/09/09) Shqiperi-Danimarke 1-1
(09/09/09) Hungari-Portugali 0-1
(10/10/09) Danimarke-Suedi
(10/10/09) Portugali-Hungari
(14/10/09) Danimarke-Hungari
(14/10/09) Portugali-Malta
(14/10/09) Suedi-Shqiperi