Fuere optimist për raportin e BE-së për Maqedoninë
“Jemi të inkurajuar nga punët e kryera gjatë periudhës së fundit, por edhe jemi të inkurajuar edhe nga porositë e eurokomisionerit Olli Rehn. Ky nuk do të jetë një proces që do të kryhet më 15 shtator në ditën e mbylljes së raportit, apo më 15 tetor në ditën e publikimit të raportit, por ky proces duhet të jetë i rregullt”, theksoi Fuere.