Heshtje zgjedhore, e sotmja një ditë reflektimi
TIRANE- Heshtje zgjedhore ne Shqipëri. Qe nga mesnata e mbremshme e deri neser kur qendrat e votimit hapen per 3.164.859 votues me të drejtë vote, per zgjedhjen e drejtuesve te tyre lokal, ne vend do te mbizoteroje heshtja zgjedhore.
Dita e sotme eshte vleresuar si ditë e reflektimit të qytetarëve përballë alternativave te kandidateve, pas nje fushate intensive per me shume se nje muaj, shoqeruar edhe me incidente.
Dy partitë më të mëdha, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, e mbyllën fushatën mbrëmë në të njëjtën kohë në vende të ndryshme në Tirane; PS dhe “Aleanca per te ardhmen”, ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” dhe PD me “Aleancen per qytetarin”, ne sheshin “Nene Tereza”, te tejmbushur me njerez.
Të gjithë shtetasit shqiptarë, mbi 18 vjeç, përfshirë këtu edhe ata që mbushin këtë moshë më 8 Maj kanë të drejtë të votojnë. Për të votuar duhet të jenë të pajisur me një dokument identifikimi, kartë identiteti dhe pasaportë biometrike, ose pasaportat e vjetra nese atyre nuk u ka mbaruar afati.