Të votosh Lul Bashën është njësoj si të votosh Esat Pashën
Për 1 muaj, ndoqa fushatën e kandidatit të koalicionit qeverisës GERDEC-BLLOKU zotit Lulëzim Basha, ose LULI siç e thërrasin (si për rastësi me këtë emër thërret edhe Sabri Godo qenin e tij të bardhë). Të them të drejtën, premtimet e tij ma mpinë trurin gjatë fushatës elektorale, jo për shkak se ai buzëqeshte, por sepse pak e nga pak, premtimet e tij po më dukeshin ëndrra-realitet. Dje që u mbyll fushata, që nuk po e dëgjoja më LULIN, pasi truri shpëtoi nga bombardimi intensiv e agresiv non stop i premtimeve të tij, sikur më doli hashashi dhe nisa të mendoj e të pyes veten për disa gjëra:
1. Cila është mënyra konkrete e realizimit të këtyre premtimeve, 90% e të cilave nuk varen fare nga bashkia, sepse gjatë fushatës nuk dëgjuam asnjë formulë?
2. Ku do të sigurohen burimet bazë e ato mbështetëse të financimit për realizimin e këtij programi gjigand me super volum punësh?
3. A mjaftojnë 4 vite qeverisje bashkie, për të realizuar në Tiranë gjithë këtë listë premtimesh VIP?
4. A mund ti besohet një kandidati të tillë, se do të punësojë vërtetë 30 mijë persona, kur qeveria e tij mbylli gjithë ndërmarrjet dhe po falimenton bizneset, duke krijuar afro 1 milion të papunë?
5. A mund ta besojnë qytetarët buxhetin e Tiranës në duart e një kandidati të tillë, i cili kur ishte Ministër i Punëve Publike, për 3 sekonda zhvati 240 milion euro në një tender?
6. A mund ti besohet një kandidati të tillë, premtimi se do të mbroj qytetarët nga çmimet e larta të tregut monopol, kur është qeveria ku ai bënë pjesë, shpk-ja që i ka krijuar dhe po i kontrollon vetë këto çmime të larta në tregun konsumator masiv?
7. A mund ti besohet deklarata e dashurisë për Tiranën, një kandidati të tillë që familjen e tij e ka çregjistruar edhe si banore të Shqipërisë?
8. A mund të besohet se do të LULI do të ketë transparencë të fondeve publike të bashkisë, kur ai nuk po i tregon opinionit burimet e tij pasurore?
9. A mund ti besohet një kandidati të tillë, respekti ndaj qytetarëve të Tiranës, i cili kur ishte Ministër i Brendshëm, inskenoi dhe urdhëroi vrasjen në bulevard të 4 demonstruesve që kërkonin bukë dhe punë?
10. A i duhet besuar kryeqyteti një kandidati të tillë, i cili kur ishte Ministër i Jashtëm, firmosi në 3 sekonda shitjen e Atdheut tek të huajt?
Këto pyetje që dje po ia bëja vetes, kandidatit LULI ia kanë bërë shumë qytetarë në Tiranë, përveç intelektualëve të inkubatorit PD-SALI. Por nuk u ka dhënë asnjë përgjigje, asnjë shpjegim, përveçse ka përsëritur si në një radio-kronikë premtimet e tij të fiksuara në memorie dhe ca grushta bodigardësh pedagoges Flora Hanelli. Në fakt, ky është kallëp i ri kandidati mister, që shfaqet në politikën shqiptare, i cili premton zgjidhje, por nuk sqaron mënyrën e zgjidhjeve. Ky mister, ky bunkerizim i transparencës me ata që u kërkon votën, të bën të mendosh pa asnjë mëdyshje, se kandidat LULI vetëm mashtron sa për të marë votën, siç ka bërë përherë pushteti I tij SALI. Pse e themi këtë? Në rastin konkret, kandidat LULI përveç buzëqeshjesh dhe spotit Unë jam ndryshe, nuk ka thënë asgjë tjetër, u është shmangur shpjegimeve duke përsëritur pa fund refrenin: Unë jam ndryshe! Që je ndryshe këtë kemi 1 muaj që e dëgjojmë. Por nuk po dëgjuam se si, ku dhe përse je ndryshe? Përse e fsheh këtë ndryshen tënde?! Sepse, na ka thënë edhe Saliu në vitin 2005, që Do qeverisim me duar të pastra, por rezultoi se u zhyt në korrupsion e krime deri në majë të hundës. Sepse, na ka thënë edhe Saliu në vitin 2009, që Shqipëria po ndryshon, por populli është fundosur në varfëri e papunësi ekstreme, pushteti po noton në korrupsion e krime. Dhe e vetmja gjë që ka ndryshuar deri tani në Shqipëri është ORA dhe MOTI.
Po i rilexoja në mënyrë përmbledhëse të gjithë premtimet e kandidatit për bashkinë e Tiranës, figurës mister LUL Basha. Realisht, evidentova se do të ndërtonte nga dy shkolla në çdo lagje të Tiranës. Se do të ndërtonte afro 200 kilometër rrugë të reja brenda Tiranës, se do asfaltonte rreth 300 kilometër rrugë ekzistuese, se do të ndërtonte afro 1.5 milion metër katrorë parqe të gjelbëruar ose 150 hektarë. Se do të ndërtonte 40 kënde lojërash dhe 70 çerdhe e 80 kopshte për fëmijë. Se do të ndërtonte 5 parkingje nëntokësore me kapacitet nga 2000 makina dhe 10 mbikalime në të gjithë kryqëzimet nyje të unazës së vogël e mesme të Tiranës. Lexova, se do të punësojë 30 mijë hallexhinj, se do të zbraz rregullisht kazanet e plehrave në periferi, se do të sjell 24 ujë, se do të heq e do të ulë taksat, se do të asfaltojë gjithë Tiranën. Se do të respektoj intelektualët, se do të ndërtoj shkolla të reja, teatër të ri, tramvaj e transport modern modern. Se do të hap tregun e punës për studentët dhe se do të jap 1500 bursa në vit nga xhepi i bashkisë. Se do të zhduk varfërinë, përmbytjen e rrugëve kur bie shi dhe monopolet e tregut. Se do të ul çmimet, se do të strehojë çiftet e reja dhe çiftet e vjetra, se do të vërshojnë turistë me bollëk, se do ta bëjë Tiranën të bukurën e dheut në Europë.
Të gjitha këto mrekulli i kemi dëgjuar në 1922, në 1996, në 2001, në 2003, 2005, 2007, 2009 nga shefi i tij politik e shpirtëror SALIU, por që kryeqytetasit, madje as shumë prej tironsve të vjetër or taj, nuk ia kanë marrë për të vërteta, mbasi dihet se si e bëri SALIU Tiranën kur e kishte 8 vjet nën sundim. Tashmë, këto mrekulli urbanistike e social-ekonomike, po i dëgjojmë nga kandidat LULI, ose junior SALIU. Nëse këto premtime parajse, do të botoheshin si broshurë, i vetmi ndryshim është viti elektoral dhe emri i autorit premtues. Edhe pse gjithë premtimet janë një tabaka me llokume alla-SALI, banorëve të Tiranës, jo atyre që e duan Tiranën për biznes, por që e duan për qendër jetese e pune, nuk besoj se këto lajle-lule të LULIT, do tu hedhin trutë e gomarit për ta dorëzuar përsëri në dorë kryeqytetin shkatërruesit SALI.
Saliut iu besua Shqipëria në vitin 1992 nënë premtimet për jetë të lirë e europiane, por shkatërroi dhe plaçkiti ekonominë kombëtare, zhvati shqiptarët me firmat piramidale, la pa punë, pa bukë dhe detyroi largimin e 1 milion shqiptarëve në emigracion. Masakroi opozitën me dhunën e SHIKU-t, rrëmbeu, torturoi dhe zhduku biznesmenë, burgosi gazetarë e intelektualë, duke e mbyllur sundimin e parë me zjarrin që i vuri Shqipërisë, me pasojë vrasjen e 3000 shqiptarëve. Monstra me e shëmtuar e sundimit SALI deri në vitin 2000 ishte Tirana, të cilën e ktheu në një hamam të stërmadh e qendër banimi geto. Që prej vitit 2005, pushteti SALI-LULI po komandon jetën e vendit, duke faktuar se ka si objektiv mashtrimin, vjedhjen, korrupsionin dhe krimin njerëzor, deri me vrasje kolektive për të përfituar prej pushtetit dhe për ta mbajtur atë me dhunë, siç veproi në Gërdec e në 21 janar 2011. Shqipëria 2011, kur SALIU kërkon vota shqiptarësh për sozinë e tij LULI dhe lulet e tjera në të gjithë vendin, ka këtë tregues e vlerësim ndërkombëtar: Eshtë vend i përfshirë ne listën e shteteve që janë në klasifikimin botëror të krimit zyrtar ekstrem, të varfërisë ekstreme dhe krizë
