Hetim për zogjtë e ngordhur
Vetëm disa ditë pasi mbi 3 000 zogj të ngordhur kanë rënë në territorin e Arkansasit dhe Louisianës në SHBA, ngjarje e njëjtë ndodhi edhe në Suedi, më saktësisht në qytetin Falkoeping, ku kanë rënë dhjetëra shpendë të ngordhur.
Disa prej tyre pas rënies janë shkelur nga automjetet, ndersa të tjerët nuk kanë asnjë shenjë të dukshme plagësh. Shkaqet e ngordhjes së zogjve në dy skaje të botës ende po studiohen, edhe pese ekspertët amerikanë supozojnë se zogjtë kanë ngodhur si pasoje e tymit te fishekzjarrëve.
Por duke qenë se në qytetin suedez Falkoeping në ditët e fundit nuk ka pasur fishekzjarrë, aty nuk hidhet poshtë supozimi për ndonjë sëmundje apo helmim masiv të shpendëve. Për këtë arsye pesë zogj të ngordhur janë dërguar për analizë.