Skandalet pedofilike, dioqeza kërkon ndihmë

Dioqeza katolike e Milluokit në Shtetet e Bashkuara ndodhet në një situatë të vështirë financiare.
Për këtë arsye, arkipeshkvi i kësaj dioqeze, Listecki ka kërkuar ndihmë financiare për arkat e institucionit fetar për të përballuar dëmshpërblimet që kjo dioqezë u detyrohet familjeve të minorenëve të abuzuar nga ish-klerikë të këtij institucioni.
“Muajin e shkuar fola për efektet e mëkatit që bien mbi të gjithë ne dhe komunitetin tonë, tashmë ndihma është e domosdoshme për shkak të ish-priftërinjve që kanë abuzuar me minorenë”, tha Listecki.
Listecki u emërua në krye të dioqezës para pak kohësh pas skandaleve që njëpasnjëshme pedofilike që përfshinë këtë institucion në SHBA.