E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Gjuhë e dytë në arsim, gjermanishtja

Futja e gjuhës gjermane si gjuhë e dytë në shkollat e mesme dhe në universitetet publike do të jetë një ndër prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave.

Këtë deklaratë e bëri ministri i MASH Myqerem Tafaj, i cili e cilësoi si të suksesshëm projektin dygjuhësh në shqip dhe gjermanisht, i cili është aplikuar në 4 shkolla në kryeqytet.

Po punojmë me drejtoritë rajonale dhe me shkollat që gjuha gjermane të shtrihet në shkolla si gjuhë e dytë, pra nxënësit të kenë mundësi ta zgjedhin, por edhe si gjuhë e parë. Politika jonë me seksione bilinguale, jo vetëm për gjermanishten, por edhe për frëngjishten e italishten po shfaqet si një politikë tërësisht e suksesshme, tha ministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›