Hetimet e rendesishme pezull ne Kuvend
04/08/2010 Hetimi i 28 qershorit dhe i masakrës së Tivarit, dy çështje pezull
Hetimi i zgjedhjeve të 28 qershorit dhe ai i masakrës së Tivarit janë dy prej sfidave që e presin Kuvendin e Shqipërisë në sesionin e ri parlamentar. Këto nisma morën startin qysh në sesionin që lamë pas, por zhvillimet e shumta politike, të cilat nuk sollën asnjë përmirësim mes marrëdhënieve PD-PS, bënë që këto komisione të shtyhen. Në mënyrë të veçantë kjo ndodhi me komisionin hetimor për transparencën e 28 qershorit, për të cilin Kuvendi vendosi ngritjen e tij qysh në muajin mars, por opozita, e cila nuk ishte dakord me objektin e hetimit, deklaroi mospjesëmarrjen e saj në mbledhjen e komisionit. Në këtë mënyrë, funksionimi i tij dështoi plotësisht, pasi gjatë 3 muajve që gëzonte mandat, ai nuk u mblodh asnjëherë. Kjo çështje duket se do të vazhdojë sesionin e ri, pasi hetimi i zgjedhjeve është një pretendim i socialistëve, i pranuar edhe nga kundërshtarët e tyre politik, por vetëm mënyra dhe mjetet e hetimit i ndajnë palët nga njëra-tjetra. Për këtë vetë kryeministri ka premtuar se shumicën në komision do t’ia japë opozitës si dhe kryesimin e tij, si shenjë gatishmërie nga ana e qeverisë për garantimin dhe plotësimin e çdo të drejte dhe kërkese të opozitës. Komisioni tjetër hetimor i ngritur muajin e fundit të sesionit nga mazhoranca ishte ai për hetimin e masakrës së Tivarit, në të cilën u ekzekutuan pa gjyq mijëra shqiptarë të Kosovës gjatë pranverës së vitit 1945. Qëllimi i tij kryesor do të jetë nxjerrja e përgjegjësive shtetërore dhe individuale të atyre që me veprimet dhe mosveprimet e tyre ndihmuan në ekzekutimin e mijëra shqiptarëve. Por një tjetër pikë e objektit hetimor do të jetë edhe qëndrimi ndaj kësaj masakre të pashembullt të shtetit shqiptar gjatë viteve 1945-1990, si dhe përpjekjet e qëllimshme për të fshehur të vërtetën rreth saj. Edhe kjo nismë është kundërshtuar nga opozita, e cila vlerëson se kjo çështje nuk duhet të hetohet nga pala shqiptare, pasi nuk ka ndodhur në territorin e Republikës së Shqipërisë. “Bashkëkombësit tanë më së fundi kanë një shtet të tyre, në të cilin kanë gjithë sovranitetin të organizojnë dhe të ndërmarrin nisma dhe të vendosin për fatin e shtetasve të tyre, qoftë për historitë e vjetra apo për ato të reja”, - deklaroi Ruçi.
Rezoluta
Miratimi i rezolutës për Shqipërinë në Parlamentin Evropian detyroi palët të bien dakord për zgjidhjen e krizës politike. Palët premtuan për nisjen e punës për ngritjen e komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit përpara përfundimit të sesionit parlamentar, por negociatat kanë ngecur.