Shqiptarët klandestinë me internet
04/08/2010 Operacioni francezo-anglez prangos 26 shqiptarë që trafikonin klandestinë në Angli
Studentë të informatikës përdornin faqen e internetit për të gjetur klandestinë
Një operacion nga ekspertët e krimeve kibernetike dhe ata të trafikut të klandestinëve në Francë dhe Angli ka vënë në pranga plot 26 shtetas shqiptarë, të cilët kanë kryer trafikimin e qindra personave nga Franca në drejtim të Anglisë. Grupi i këtij rrjeti trafiku, që organizohej dhe drejtohej nga shqiptarë dhe kosovarë, ka mundur që nëpërmjet një faqe interneti të thithë mjaft persona që kishin dëshirë të kalonin kanalin e La Manshit në mënyrë ilegale. Lajmi është publikuar nga policia franceze, e cila bëri me dije se agjentët policorë kishin zbuluar një faqe interneti, nga ku një grup shqiptarësh, tashmë të arrestuar, rekrutonin klandestinë. Të zotë në përdorimin e kompjuterave, ata përcaktonin nëpërmjet internetit vendin e grumbullimit të klandestinëve dhe më pas nga porti i Kalait dhe Dungerit hipnin klandestinët në anije dhe mjete të tjera lundrimi dhe i nisnin në drejtim të brigjeve angleze. Policia sqaroi se grupi vepronte në mënyrë të përsosur, duke përdorur një skemë tepër efikase. Ata rekrutonin shtetas të ndryshëm, duke iu prezantuar atyre si një kompani që merrej me spektakle dhe konkurse në disa shtete dhe për pasojë ata publikonin në faqen e internetit datat dhe vendet se ku duhej të mblidheshin të interesuarit. Sipas medieve franceze, grupi funksiononte në dy shtetet, pasi disa prej trafikantëve kryenin dërgesën, ndërsa disa të tjerë e prisnin atë në vendet ku palët kishin rënë dakord për të zbarkuar. Mësohet se pjesa më e madhe klandestinëve që kanë përdorur faqen e internetit të hapur nga 26 trafikantët e arrestuar kanë qenë shtetas shqiptarë, kosovarë, por dhe nga Sri-Lanka e Indisë. Ndërkohë ka dhe shumë persona të tjerë nga vende të ndryshëm të botës që kanë klikuar faqen e internetit, nëpërmjet së cilës kanë kërkuar të shkojnë në Francë dhe Angli në mënyrë ilegale. Policia nuk pranoi të publikojë emrat e personave të arrestuar, as adresën e faqes së internetit, që gjithsesi tashmë është çaktivizuar.
Studentë trafikantë
Mes shqiptarëve të arrestuar janë edhe disa studentë, të cilët kryenin studime në Francë për informatikë. Të aftë për të bërë mrekullira, ata kishin ndërtuar një faqe interneti, nga ku përfitonin shuma të konsiderueshme parash, pasi nëpërmjet saj trafikonin klandestinë. “Në bashkëpunim me policinë britanike ne kemi arritur të zbulojmë një rrjet trafiku të qenieve njerëzore që funksiononte përmes një faqe interneti, e cila on-line bënte porosi për të kaluar në territorin e Mbretërisë së Bashkuar shtetas shqiptarë, kryesisht nga Shqipëria, por dhe nga Kosova. si dhe klandestinë nga Sri-Lanka”, - shprehet zyrtarisht policia franceze. Kurse Ministria e Emigracionit të Francës, duke folur mbi zbulimin në internet, tha se 18 persona të përfshirë në rrjetin on-line të trafikut të klandestinëve u arrestuan gjatë orëve të para të së hënës në territorin e Francës. Po ashtu edhe tetë persona të tjerë u arrestuan në Britaninë e Madhe, në Londër. “Në kuadrin e operacionit të njëkohshëm britaniko-francez, u arrit të zbulohej faqja e internetit, që menaxhohej tërësisht nga shtetas shqiptarë, kryesisht djem në moshë të re, studentë informatike”, - deklaron Ministria franceze e Emigracionit. Sipas policisë franceze, ky nuk është rasti i parë që grupe kriminale shfrytëzojnë internetit për të vënë në veprim planet e tyre, pasi shumë operacione janë kryer edhe për parandalimin e trafikimit të prostitutave, ku vajzat gënjehen nëpërmjet faqeve të internetit që kanë lidhje me modën apo diçka tjetër. Për sa u përket grupeve kriminale shqiptare, ky është rasti i parë i zbuluar.
Skema e veprimit
Policia sqaroi se grupi vepronte në mënyrë të përsosur, duke përdorur një skemë tepër efikase. Ata rekrutonin shtetas të ndryshëm, duke iu prezantuar atyre si një kompani që merrej me spektakle dhe konkurse në disa shtete dhe publikonin në faqen e internetit datat dhe vendet se ku duhej të mblidheshin të interesuarit.
Përdoruesit e uebit
Pjesa më e madhe klandestinëve që kanë përdorur uebsitin e hapur nga 26 trafikantët e arrestuar kanë qenë shtetas shqiptarë, kosovarë, por dhe nga Sri-Lanka e Indisë. Ndërkohë ka persona të tjerë nga vende të ndryshëm të botës që kanë klikuar faqen e internetit, nëpërmjet së cilës kërkonin të largoheshin në Francë dhe Angli në mënyrë ilegale