Hetimet për Durrës-kukës, PS “sulmon” Prokurorinë
“Ajo që na habit më tepër është indiferenca e Prokurorisë së shtetit e cila hesht përpara fakteve kokëforte që janë në qendër të vëmendjes së opinionit publik”, theksoi deputeti Damian Gjiknuri gjatë një konference për shtypin.
Ai i ka kërkuar Prokurorisë të sqarojë opinionin publik se përse nuk po fillon hetimin për shkaqet e shembjes së ndodhur në tunel, vepër kjo e marrë në dorrëzim pjesërisht nga qeveria shqiptare. “Mungesa e sqarimit për opinionin publik e shoqëruar me mosveprim të organit të akuzës, e bën këtë të fundit bashkëfajtor në fshehjen dhe mosndëshkimin e krimit më të madh financiar të ndodhur ndonjëherë në historinë e këtij kombi”, akuzoi deputeti i opozitës.
Gjiknuri shprehu shqetësimin për hapjen para kohe të tunelit, i cili sipas kontratës do të niste punë në korrik të vitit 2010. “Marrja në dorëzim para kohe një vepre të pambaruar dhe në kushte teknike jo të plota, përbën një burim rreziku për publikun si dhe kosto shtesë financiare të cilat nuk gjejnë asnjë justifikim publik, duke përbërë në thelb një shpërdorim të pastër të detyrës”, vijoi ai.