Hetimet për armët kimike në Siri, sulmohet ekipi i OKB
SIRI- Autokolona e inspektorëve të OKB-së është qëlluar me snajper nga persona të paidentifikuar, duke bërë që ekipi investigues të pezullojë udhëtimin për të shkuar në zonën ku mendohet të jetë kryer sulmi me armë kimike.
Nga incidenti i sotëm nuk raportohet për të plagosur deklaroi zëdhënësi i OKB-së. Ndërkohë më herët të paktën dy bomba ranë sot në një rajon në pjesën qendrore të Damaskut, pikërisht pranë zonës ku po qëndrojnë inspektorët e OKB-së të cilët po hetojnë për sulmet me armë kimike në këtë vend.
Banoret thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se një prej mortajave ra pranë hotelit “Katër Stinët” ku qëndrojnë inspektorët e OKB-së. Sipas medias shtetërore, sulmet me bomba janë organizuar nga grupet terroriste, një term që përdoret ndaj kundërshtarëve të presidentit Assad.
Sipas agjencisë së lajmeve SANA tre persona kane mbetur te plagosur nga këto bomba, por inspektoret e OKB-se ishin larguar për të vizituar vendin ku mendohet të jenë lëshuar raketat me lëndë kimike.
(e.m/News24/BalkanWeb)