E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet per kontrabanden e naftes Prokuroria zbarkon ne zyrat e ARMO-s



TIRANE - Kontrabanda e naftes e denoncuar nga ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti ka cuar diten e djeshme prokuroret dhe oficeret gjyqesore ne zyrat e kompanise se naftes ARMO. Burime nga Prokuroria e kryeqytetit kane bere te ditur se per te mbledhur provat mengjesin e djeshem jane paraqitur ne zyrat e kompanise se naftes dhe kane kerkuar qe te njihen me dokumentet qe benin fjale per levizjet e sasive te naftes Virxhin. Kompania ARMO eshte prone e Taci Oil me president Rezart Tacin. Ky i fundit disa dite me pare ishte ne Prokurorine e Tiranes ku ka dhene deshmine e tij ne lidhje me kontrabanden e naftes. Nje dite me pas ishte grupi Taci Oil qe reagoi duke akuzuar mediat se e kishin keqperdorur deshmine e Tacit. Por dje prokuroret e grupit te hetimit kane shkuar dhe kane mbledhur informacion te bollshem ne zyrat e ARMO-s. Burimet nuk sqaruan se cfare materialesh kane mbledhur por eshte bere e ditur se materialet e marra jane ne funksion te hetimeve qe jane bere pas deklaratave publike qe ka bere ish-ministri Dritan Prifti. Ky i fundit ka akuzuar drejtperdrejt zv.drejtorin e Policise se Shtetit Agron Kulicaj si pjesemarres ne kete aktivitet te paligjshem.
HETIMET
Ne vazhdim te hetimeve qe kane nisur per kontrabande nafte Prokuroria e Tiranes dhe Task-Forca kane shkuar nje dite me pare ne zyrat e kompanise Armo ku kane sekuestruar ne cilesine e provave materiale nje sere dokumentesh qe kane te bejne me levizjet e ngarkesave te naftes nga vendburimet e saj per ne vende te tjera. Konkretisht behet fjale vetem per naften Virxhin qe sipas ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti. kotrabandohej. Sipas deshmise se tij kjo nafte qe nuk mund te shitej ne Shqiperi dokumentohej sikur eksportohej por ne fakt asnjehere nuk dilte jashte vendit. Autobotet benin nje pjese rruge dhe me pas zbrazeshin ne pikat e shitjes se karburanteve. Ajo perzihej me karburantet e lejuara dhe shitej. Ne kete menyre realizohej dhe kontrabanda e naftes.
DENONCIMI
Ish-ministri Dritan Prifti e akuzoi zv.drejtorin e Policise se Shtetit Agron Kulicaj se eshte i perfshire ne kontrabanden e naftes Virxhin. Me deklaratat publike te Priftit Prokuroria e Pergjithshme njoftoi se ka nisur nje hetim ne lidhje me akuzat e ngritura nga ish-ministri. Deshmitari i pare ishte vete Dritan Prifti i cili para se te hynte ne ambientet e Prokurorise se Tiranes ku do te pyetej per me shume se 3 ore tha se nese prokuroria do ti shkonte deri ne fund hetimit atehere kjo do te ishte ceshtja e shekullit.
Dy dite pas tij u paraqit ne zyrat e Prokurorise se Tiranes dhe Rezart Taci presidenti i Taci Oil i cili dha shpjegimet e tij per pyetjet e bera nga prokuroret e ceshtjes.

Akuzat e ish-ministrit Prifti
TIRANE - Ish-ministri i Ekonomise deputeti Dritan Prifti per me shume se 3 ore e gjysme ka dhene shpjegime para prokuroreve ne lidhje me akuzat e bera nga ai per kontrabande nafte duke akuzuar me emer Agron Kulicajn. Deshmia e tij u dha te shtunen e kaluar. Si minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes kisha informacione per te gjitha akuzat. Ne dispozicion te Prokurorise kam vendosur materiale qe ata te hetojne. U qendroj akuzave qe kam bere dhe nuk ka detaje te metejshme - ka deklaruar Prifti sapo doli nga Prokuroria. Duke kerkuar qe Prokuroria ti shkoje deri ne fund ketij hetimi Prifti theksoi se nuk duhet te ndikohen nga presionet politike. Ne momentin qe u fut ne Prokurorine e Tiranes Prifti tha se nese do te hetohet plotesisht atehere kjo do te jete ceshtja e dekades. Kam ardhur ne prokurori per te bere detyren time si qytetar. U qendroj akuzave qe kam bere publike dhe do ti paraqes prokurorise faktet dhe dokumente per te gjithe evazionin dhe kontrabanden qe ka ndodhur - tha ai per gazetaret para se te hynte ne prokurori. Besoj dhe shpresojme qe prokuroria kete gje ta marre parasysh se nese do ta marre parasysh ky do te jete nje nder hetimet e dekades sepse ka per te dale shume llum - nenvizoi Prifti.

Reagimi i grupit Taci Oil
TIRANE - Nje dite pas dhenies se deshmise se Rezart Tacit ne Prokurorine e Tiranes ka reaguar dhe grupi Taci Oil. Ne menyre abuzive disa media jane perpjekur te perbaltin imazhin e presidentit te grupit Taci Oil Rezart Taci me komente tendencioze lidhur me paraqitjen e tij per te deshmuar prane organit te akuzes. Eshte e patolerueshme qe kjo figure te perbaltet ne vazhdimesi dhe ne menyre te padrejte me shpifje te vazhdueshme aludime te paqena dhe fakte te paverteta. Eshte per te ardhur keq kur shikon disa media qe perdorin politiken e tyre editoriale si shantazh per te realizuar interesat e tyre ekonomike dhe politike. Jemi te detyruar te sqarojme se nuk ekziston asnje akuze e ngritur ndaj z. Taci dhe biznesit te tij. Duke treguar qytetari dhe respekt ndaj institucioneve shteterore zoti Taci ofroi gatishmerine dhe ndihmen e tij pa hezitim per te dhene gjithe informacionin qe ai disponon. Grupi Taci Oil si nje nga taksapaguesit me te medhenj ne Shqiperi monitoruar ne menyre te panderprere nga strukturat shtetit kryen veprimtarine e tij ne perputhje te plote me ligjet dhe rregullat e nje biznesi korrekt ne raport me te gjithe operatoret private brenda dhe jashte territorit te Republikes se Shqiperise - thuhet ne deklaraten publike.

22 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›