Kredite me probleme Bankat lehtesim vetem debitoreve biznesmen
Ervin KOCI -Bankat e nivelit te dyte ne vend do te krijojne nje inventar te ri per te gjithe klientet debitore qe kane marre kredi por qe nuk kane vijuar me shlyerjen e rregullt te tyre. Sipas nje propozimi te bere nga Banka e Shqiperise synohet dhenia e mbeshtetjes vetem atyre kredimarresve qe i kane investuar parate ne nje sipermarrje dhe qe per momentin jane bllokuar por qe kane nje plan per kthimin e kredise se marre. Platforma qe u eshte propozuar bankave te nivelit te dyte synon qe te krijoje lehtesira per vijimin e kreditimit te biznesit i cili gjate dy viteve te fundit ka thelluar borxhin te bankat duke mos i shlyer kredite e marra nder vite. Duke pare rritjen e nivelit te kredise se keqe dhe pamundesine e kthimit te parave te marra hua nga ana e klienteve BSH-ja u rekomandon bankave te nivelit te dyte te monitorojne kredine me probleme duke krijuar rezervat e nevojshme. Ndersa per subjektet qe nuk mund ta kthejne kredine e marre rekomandohet procedimi i metejshem sipas kushteve te kontrates. Numri me i larte i kredive te pakthyera eshte ne Tirane per shkak se edhe te numrit te larte te kredive te dhena ne kryeqytet.
Platforma
Bankat e nivelit te dyte duhet te vazhdojne monitorimin e kujdesshem te ecurise se cilesise se kredive dhe te krijojne ne kohen e duhur fondet perkatese rezerve. Subjektet kredimarrese qe gjenden ne veshtiresi te perkohshme por qe kane nje projekt te vlefshem i cili garanton kthimin e kredise duhet te mbeshteten duke respektuar kerkesat e kuadrit rregullativ. Ne rastet kur kjo mundesi paraqitet e ulet strukturat perkatese ne banka duhet te zbatojne te drejtat kontraktuare per rikuperimin e vleres se kredise- thuhet ne raportin e BSH-se per Stabilitetin Financiar.
Biznesi i vogel
Rreth 90 per qind e sipermarrjes private ne vendin tone perbehet nga ndermarrjet e vogla dhe te mesme te njohura edhe si SME. BSH-ja ne vrojtimin e fundit te aktivitetit kreditues qe i perket tremujorit te dyte te ketij viti konstaton se jane rritur kerkesat per kredi nga biznesi i vogel dhe ai i mesem. Sipas ketij vrojtimi bizneset e vogla dhe te mesme po marrin kredi kryesisht per te kryer investime. Kerkesa e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme per te marre kredi eshte rritur ndersa kerkesa e korporatave eshte ulur disi ne tremujorin e dyte 2010 krahasuar me tremujorin e kaluar. Faktori me kontributin kryesor ne nxitjen e kerkeses per kredi vijon te mbetet edhe per kete tremujor nevoja per financimin e kapitalit qarkullues. Gjithashtu kerkesa per kredi gjate tremujorit te dyte te ketij viti eshte nxitur edhe nga nevoja e financimit te investimeve- thuhet ne vrojtimin e BSH-se.
Mosnjohja e provizioneve Shoqata e Bankave negocion me Financat
Mosnjohja e fondeve rezerve te humbjeve nga kredite per bankat do te ishte nje vendim i demshem per sistemin bankar pervecse ligjerisht i pakuptimite. Sipas eksperteve te ekonomise mbajtja e provigjioneve nga bankat eshte detyrim ligjor dhe nuk ka kuptim qe nje detyrim i parashikuar me ligj te mos njihet ligjerisht si shpenzim i zbritshem per efekt te llogaritjes se tatimit mbi fitimin. Duke ju referuar eksperiences se vendeve te tjera provizionet e bankave dhe detyrimet e tjera qe percaktohen me ligj njihen si shpenzim i zbritshem. Ministria e Financave ka paraqitur ne Keshillin Konsultativ te Biznesit propozimin per te ndryshuar ligjin e tatimit mbi fitimin duke mos njohur me provizionet e bankave si shpenzim te zbritshem. Ky propozim ka ngjallur shqetesimin e sektorit bankar sepse prek miliona euro shpenzime qe nuk do te njihen dhe i taton bankat mbi fitime qe realisht nuk jane realizuar. Por aktualisht bankat dhe MF-ja jane prane gjendjes se nje kompromisi per problemin e njohjes se provizioneve si shpenzime fiskale te zbritshme. Burime nga Shoqata e Bankave qe nuk duan te identifikohen bejne te ditur mes shoqates dhe MF-se jane zhvilluar diskutime qe lene hapesire per te besuar se Ministria do te terhiqet nga propozimi fillestar. Ndonese palet jane shume te rezervuara dhe nuk bejne te ditur se cila mund te jete pika e takimit mes qendrimeve te kunderta ka te ngjare qe MF-ja te pranoje te njohe ne nje mase te kufizuar shpenzimet per provizione nderkohe qe aktualisht keto shpenzime njihen plotesisht. MF-ja qe eshte autoriteti qe ka kerkuar ndryshimet ligjore refuzon te shprehet publikisht rreth propozimit te vet fillestar.
Mosnjohja e provizioneve si shpenzime te zbritshme do te ishte nje goditje per kapitalin e bankave pasi do ti tatonte ato per fitime te pambledhura. Shpenzimet per provizione jane rritur shume ne dy vitet e fundit per shkak te rritjes se kredive me probleme qe sipas statistikave te fundit kane arritur ne 13.5 te totalit te portofolit.
Ekonomia shqiptare Guvernatori Fullani raporton para FMN-se
Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani ne krye te nje delegacioni te Bankes se Shqiperise mori pjese ne mbledhjet vjetore te Fondit Monetar Nderkombetar dhe te Grupit te Bankes Boterore te zhvilluara ne Uashington D.C. te SHBA-ve. Ne keto takime guvernatori Fullani beri nje ekspoze te ekonomise shqiptare si dhe ka njohur te pranishmit me masat e marra nga BSH-ja per ruajtjen e stabilitetit makroekonomik ne vend. Drejtuesit e larte te FMN-se dhe BB-se u shprehen se Shqiperia ishte nje nga vendet e pakta qe arriti tu rezistoje efekteve negative te krizes globale duke regjistruar rritje ekonomike pozitive ne nje ambient me inflacion te ulet. Gjate takimeve u vleresua roli i rendesishem qe ka luajtur BSH-ja ne ruajtjen e stabilitetit makroekonomik ne vend.
Perditesimi i fundit 20.10.2010
Interesat ne tregun nderbankar te parase
TRIBID Interesi i kerkuar per pranimin e depozitave
o/n njeditor 4.04
12M 12-mujor 6.78
6M 6-mujor 6.13
3M 3-mujor 5.17
1M 1-mujor 5.05
1E njejavor 4.63
TRIBOR Interesi i ofruar per vendosjen e depozitave
1M 1-mujor 6.65
1E njejavor 6.24
o/n njeditor 6.08
12M 12-mujor 8.33
6M 6-mujor 7.61
3M 3-mujor 7.09
22 Tetor 2010