Hetimet per masakren ne Norvegji viktima me e re 14 vjec

Për të gjashtën ditë rresht norvegjezët u mblodhën para katedrales në Oslo për të vajtuar 76 viktimat e vrasësit neonazist i cili tronditi kombin me një sulm me bombë dhe armë. Mijëra lule dhe qirinj janë vendosur sërish para katedrales. Deti i luleve është rritur dita- ditës që pas tragjedisë të vënë në jetë nga Anders Behring Breivik që nisi me një bombe në Oslo e vijoi me ekzekutimin e 68 të rinjve në ishullin Utoya.
Policia pas identifikimit nga ana e familjarëve vazhdon të bëjë të ditur emrat e 68 të rin jve të vrarë. Më e vogla Sharydin, ishte vetëm 14 vjec e pjesa më e madhe ishin nën 20.
Një plagë e rëndë për të gjithë vendin që tashmë u kërkon krerëve të reagojnë. Kryeministri Jens Stroltenberg ka bërë të ditur fillimin e hetimeve për masakrën. “Është e rëndësishme të realizohet një hetim i hollësishëm”- deklaroi kryeministri- “për të nxjerrë mësime nga sulmi më i rëndë në Norvegji që nga lufta e dytë botërore. Zgjodhëm ta quajmë Commissioni 22 korrik”- tha Stroltenberg.
Policët që ndërhynë në ishull mbrojnë pozicionin e tyre pavarësisht se iu desh më shumë se një orë për të kapur vrasësin.
“Ndërhymë në një zonë mjaft të vështirë. Ishte e vështirë të kishe një vizion mbi gjithë situatën. Në fund kur hymë në pyll gjetëm papritur para nesh autortin e masakrës me duart lart”- deklaroi polici Jacob Bjertnaes.
Simbol i një populli në zi ishulli i Utojës shumë shpejt do t’i nën ështrohet transformimit. Ky është objektivi i miliarderit norvegjez Petter Stordalen që do ta kthejë ishullin sërish në parajsë që flet për demokracinë.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 28 korrik 2011 )