Feith Jo dhunes ne Kosove
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith deklarohet kundër dhunë dhe
përkrahë zgjidhjen e situatës së tanishme në Kosovë me mjete paqësore.
Përmes një deklarate për media të enjten, Feith ka theksuar se çdo akt i dhunës dhe frikësimit nga cilado palë është i papranueshëm dhe si i tillë duhet të kundërshtohet.
“Askush nuk do të fitojë ndonjë përparësi përmes veprimeve të tilla. Të shtënat fatale kundër një polici dhe veprimet e tjera që sfidojnë sundimin e ligjit duhet të dënohen në mënyrën më të fuqishme”, është shprehur ai.