E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet për tunelin e Llogarasë, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë

Sot, (22 nëntor), në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua seanca për verifikimin e masave të sigurisë ndaj zëvendëskryeministres së pezulluar dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe dy vartësve të saj, Gentian Gjyli, ish-kreu i ARRSH-së, dhe Erald Elezi, aktualisht drejtor i KESH-it.

GJKKO ka vendosur ndaj Ballukut pezullimin nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ndalimin e daljes jashtë vendit. Balluku përfaqësohet në seancë nga motra e saj, Pamela Qirko, dhe avokati Ardian Kalia.

Tre zyrtarët janë nën hetim, që lidhet me dy tendera si: tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës. Hetimet dyshojnë për paracaktimin e kontraktorëve fitues dhe shkelje të barazisë në garë.

Sipas raportimit të gazetares së RTSH 24, Lusi Përgjegji, GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Ballukun dhe po ashtu për dy vartësit e saj, Gentian Gjylin dhe Erald Elezin të cilët do të vijojnë të jenë “në  arrest shtëpie”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›