E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni ‘Transporter’, policia kap 23 kg kanabis, arrestohet 43-vjeçari në Krujë

Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Transporter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, fshati Larushk, u ndalua automjeti tip “Skoda” që drejtohej nga shtetasi kosovar L. Ç., 43 vjeç. Në brendësi të automjetit u gjetën dhe sekuestruan 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila dyshohet se do të trafikohej drejt Kosovës.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan si prova materiale. Hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar vazhdojnë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›