Rama: Berisha pati guximin të kërcënojë median
Kryetari socialist, Edi Rama, ka dalë në një konferencë shtypi menjëhëë pas kërcënimit që bëri Berisha kundrejt gazetarëve dhe medias së lirë. Ai ka akuzuar Berishën si shkaktarin e tragjedisë. “Te ecim sebashku ne homazh te kesaj tragjedie per te treguar se ne nuk jemi skllever te heshtur qe mund te na hedhin ne ere ata qe na kane marre voten, per te na garantuar jeten, familjen, pronen, atdheun; po njerez te lire qe smund ta pranojme kurre kokeulur nje kryeminister qe pati paturpesine te ngreje zerin kunder burimeve te pavarura te informimit te publikut dhe atyre qindra vajzave dhe djemve qe po na bejne keto dite sherbimin e cmuar te pasqyrimit e zbardhjes se nje te vertete renqethese. Gazetare e gazetare, kameramane kurajoze te cilet nuk duan te vdesin skllever te genjeshtrave te pushtetit” tha Rama. Kryetari I Partise Socialiste Edi Rama ka bere thirrje qytetareve qe diten e premte ti bashkohen marshimit te heshtur qe do te zhvillohet pergjate Bulevardit “Deshmoret e Kombit” ne homazh te viktimave te tragjedise se Gerdecit. “Ai kerkoi nga qytetaret qe t’I bashkohen ketij marshimi edhe ne mbeshtetje te punes se medias “te sulmuar paturpesisht” sipas tij nga kryeministri. “Si qytetar i ketij vendi ku jeta eshte e kercenuar dhe ku qeveria eshte kthyer ne agjenci funeralesh per shkak te papergjegjshmerise, per shkak te paaftesise dhe korrupsionit qe e ka mberthyer prej qafe ju ftoj te mbrojme sebashku jeten duke e konsideruar doreheqjen e ketij kryeminsitri si te drejten tone per te jetuar te sigurt ne atdheun tone. Si qytetar i ketij vendi ku jetohet ne pasiguri e ku vdiset ne pune, ne rruge ne feste si pasoje e mungeses se cdo standarti minimal te sigurise se jetes dhe ku se fundmi qeveria ka bombarduar popullsine civile me papergjegjshmerine, paaftesine dhe korrupsionin e saj dhe duke plagosur qindra te tjere, duke rrafshuar shtepite e duke minuar nje zone te tere prane aeroportit si qytetare te ketij vendi ku pushteti vret e kryeministri genjen per te fshehur nje skandal korrupsioni qe e ka kalbezuar krej qeverine e tij dhe ate vete permes shperdorimit te votes se popullit, ne emer te dinjitetit tone njerezor e kombetar. ju ftoj ne nje ecje te heshtur pergjate Bulevardit “Deshmoret e Kombit” per te deshmuar se ata burra, gra e femije qe kane nderruar jete keto 17 vjet na kane mesuar me se fundmi dicka pas shperthimit apokaliptik te Gerdecit.