Indonezi mbi 390 te vdekur nga tsunami

Sa vjen dhe rendohet me shume bilanci i viktimave te tsunamit qe goditi Indonezine pas nje termeti me fuqi 7.7 balle te shkalles Rihter.
Sipas informacioneve te fundit aktualisht numerohen 394 persona te vdekur ndersa 312 te tjere rezultojne te zhdukur.
Sipas nje pergjegjesi te skuadrave te shpetimit rreth 13 mije persona jane strehuar ne kampet e ngritura posacerisht per te pastrehet.
Tsunami i dtes se hene goditi kryesisht arqipelagun e ishujve Mentauai ne brigjet e Sumatres.
Nderkohe vullkani indonezian Merapi dalja e te cilit vrau 32 persona diten e marte ka leshuar serish hi dhe per here te pare llave.