E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali arrestohen 34 anetare te Ndranghetes

Skuadra speciale e policise se Rajonit te Kalabrise ne Itali po ekzekuton 34 urdherarreste ndaj personave te anetaresuar ne klanet mafioze lokale.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane sipas te cilave personat e arrestuar ne kete operacion akuzohen kane imponuar nje xhiro te gjere gjobeveniesh ndaj tregtareve dhe bizneseve te medha.

Sipas burimeve policia ka arritur te identifikoje edhe pergjegjesit e disa demeve materiale te shkaktuara ndaj tregtareve qe rebeloheshin ndaj aktiviteteve mafioze.

Mafia kalabreze e njohur ndryshe me emrin Ndrangheta konsiderohet nje superfuqi kriminale nga hetuesit te cilet kane marre edhe kercenime.

Per te mbrojtur institucionet ne Rajonin e Kalabrise qeveria italiane dergoi pak dite me pare njesi te posacme ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›