E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Transparence financimit te fushates

Presidenti i vendit, Bamir Topi u ka bërë apel partive politike, që në përputhje me ligjin të bëjnë transparencën e financimeve gjatë fushatës.

Apelin e tij Topi e ka bërë gjatë një takimi me përfaqësuesit e Transparency International, agjencia ndërkombëtare që trajton cështjet e korrupsionit.

Ndër të tjera, Topi ka kërkuar nga partitë angazhim për mbajtjen me sukses të zgjedhjeve lokale, ndërsa nga kandidatët që të dalin me alternativa bindëse.

“Theksoj nevojën e shmangies së dhunës fizike gjatë fushatës zgjedhore, e cila vjen natyrshëm pas dhunës verbale të përdorur nga disa kandidatë, sepse përgjegjësia e plotë për këto do të bjerë vetëm mbi partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre”, ka deklaruar Topi.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e TIA kanë vlerësuar ndryshimet në ligjin mbi partitë politike, kryesisht pesën për financimet.

Por ata kanë theksuar se këto ndryshime ende nuk japin garancinë për transparencën e financimeve, sidomos në kohë fushate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›